Është konfirmuar nga psikologët, se ç’rregullimet e personalitetit janë veçse një produkt i një mjedisi familjar jonormal, që mund të vie si rezultat i humbjes së njërit prind për shkak të divorcit, vdekjes apo humbjes së të dy prindërve.
Është konfirmuar nga psikologët, se ç’rregullimet e personalitetit janë veçse një produkt i një mjedisi familjar jonormal, që mund të vie si rezultat i humbjes së njërit prind për shkak të divorcit, vdekjes apo humbjes së të dy prindërve.
Një mjedis normal familjar është një prej kushteve themelore për maturimin e shëndoshë të fëmijës dhe rregullimin shoqëror. Kujdesi prindëror është i një rëndësie të madhe që duhet të filloj që nga fëmijëria e hershme. Një marrëdhënie e shëndoshë prind-fëmijë ka ndikim në rritjen dhe personalitetin e fëmijës.
Pa dyshim, privimi i fëmijëve nga kujdesi prindëror i përgjithshëm dhe kujdesi i nënave në veçanti, shpie në pasoja negative.
Çfarë kuptojmë me kujdes dhe dhembshuri?
Ajo çka kuptojmë është rrethimi i fëmijës me dashuri të balancuar dhe të moderuar, dhembshuri, kujdes dhe mirësi, e cila i jep atij një ndjenjë të sigurisë, dhe besim në veten e tij, si dhe në të tjerët, dhe ndihmon atë të bëhet i qëndrueshëm, dhe i aftë të arrijë pjekurinë psikologjike në mënyrë të shëndoshë. Më pas, ai është i gatshëm për ta jetuar jetën me sukses, si rezultat i dashurisë dhe dhembshurisë së balancuar.
A mund të kenë efekte negative ashpërsia e tepruar dhe përkëdhelja e tepruar?
Ashpërsia e tepruar, si rrahja, ndëshkimi dhe kritika ndaj sjelles së fëmijës ka efekte të këqija psikologjike dhe sociale mbi fëmijën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përkëdheljen e tepruar, mbrojtjen dhe kujdesin e ekzagjeruar, të cilat gjithashtu kanë efekte te pafavorshme në personalitetin e fëmijës.
Thelbi i kësaj qëndron në atë që të mirret një qëndrim i balancuar në mes këtyre dy ekstremeve. Kështu duhet të jenë prindërit musliman, të fortë pa dhunë dhe të butë pa dobësi.
Prindërit duhet të jenë të mëshirshëm ndaj fëmijëve të tyre, të cilët gjithmonë kanë nevojë për ngrohtësi, dashuri dhe dhembshuri të sinqertë, në mënyrë që ata të kenë një rritje dhe edukim të shëndetshëm psikologjik. 09/2013


