Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

A je ti një kundërshtar i prindërve?

Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: \"Mëkatet e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut (shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve.\"

Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhënieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.

Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo, duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.

1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame

A nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre

B hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje

C iu përgjigjesh menjiherë

2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie

A u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur

B ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin

C perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me te

3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë

A përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve

B pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre

C ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor

4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë

A nuk e respekton dhe e bën ate vepër

B me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh ate se ajo çështje është e dobishme për ty

C hjek dorë nga ajo çështje

5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash

A u kërkon falje dhe nuk u ndihmon

B ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit

C shpejton në dhënien e parave

6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu

A i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t\'u larguar prej tyre

B i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti

C i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta

7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit

A nuk i fton prindërit

B i fton ndonjëherë

C ata janë të ftuarit e parë

8) Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj

A i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës

B mundohesh t\'i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave

C i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas

9) Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe nda¬hesh nga familja

A e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpi¬në tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i vizi¬ton e as që interesohesh për ta.

B dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave

C i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira

10) Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve

A i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta

B largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eli¬minimin e atij problemi

C mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .

*Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.

*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lid hjet me ta.

*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.

Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!/Sedat Islami/Albislam.com/ 02/2012

/komuniteti