Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

A është e vërtetë që shtatzënia shkakton probleme të kujtesës?

Ndoshta, nëse e pyesim ndonje nënë shtatezan mundet të thotë se po. Disa studime i bashkangjiten këtij mendimi e disa të tjera jo. Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetje janë bërë dhe po bëhen vazhdimisht studime.

Në një studim të vitit 1993 me gratë shtatezana në Angli , 81% e të vlersuarave dolën me kujtesë të dëmtuar dhe rezultatet e testimit vlersuan të njëjtën . Gratë gjatë gjithë tremujorëshit të parë kishin vështirsi të konsiderueshme në përkujtimin e një varg fjalësh në krahasim me ato që nuk ishin shtatezana.

Një studim Australian i vitit 2008 kishte analizuar 4 studime ndërkombëtare ku ishin përfshirë më shumë se 1000 gra shtatezana , tregoi se kujtesa e tyre ishte e dëmtuar bile edhe për një vit pas ardhjes së fëmijës. Por efekti është i vogël sipas studimit dhe është i lidhur me gjëra të reja ose të vështira për kujtesën , të tilla si multitasking më shumë se me ato rutinore .

Por diçka e kundërt ndodhi , në një studim të vitit 2008 të kryer në Universitetin Kombëtar Australian , gratë shtatezana shenuan të njejtat pikë në logjik dhe teste memorie sikurse i kishin bërë para shtatezanis dhe rezultati ishte i të njëjtit nivel me të atyre grave qe nuk ishin shtatezane.

Pse një grua shtatezan mund të jetë më harrestare është duke u studiuar .Mundësit përfshijnë ndryshimin hormonal, ndërprerje në rutina , mungesa e gjumit dhe thjesht të qenit e preokupuar. 07/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti