Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

A është normale rënia e flokëve pas shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë flokët qëndrojnë vazhdimisht në procesin e rritjes për shkak të ngritjes së hormonit ostrogjen. Periudha menjëherë pas shtatzënisë, 2-6 muajt e parë njihet si periudha e rinovimit të flokëve.

2 - 6 muaj pas lindjes së shtatzënisë gratë fillojnë të ankohen për rënien e shpeshtë të flokëve. Por specialistët pohojnë se rënia e flokëve pas shtatzënisë është një proces natyral. Shkaku i rënies së flokëve pas lidhet me uljen e hormonit të ostrogjenit në nivele normale pas një shtatzënie me një nivel të lartë ostrogjeni. Me ngritjen e ostrogjenit edhe flokët priren të rriten gjatë shtatzënisë. Shumë pak flokë mund të bien gjatë kësaj periudhe.

Të gjithë flokët të cilët nuk bien gjatë shtatzënisë fillojnë të bien masivisht pas lindjes duke përjetuar një proces rinovimi. Flokët fitojnë formën e mëparshme brenda pak kohësh. Kjo është një rënie e përkohshme dhe nuk ndikon në shëndetin e flokëve. Por nuk duhet të harrojmë se periudha pas shtatzënisë është periudhë e lodhshme nga ana fizike. Trupi sforcohet shumë nga pagjumësia, ushqyerja me gji e të tjera.

Nënat duhet të tregohen të kujdesshme të mos vuajnë nga anemia apo ndonjë sëmundje tjetër. Krahas kësaj edhe lëkura e flokëve luan një rol të rëndësishëm në rikthimin e flokëve në trajtën e mëparshme. Gjithashtu një faktor i rëndësishëm për shëndetin e flokëve është shampoja dhe përkujdesja që tregojmë në zgjedhjen e saj.

Tregoni kujdes ndaj produkteve të flokëve!

Nëse flasim për një lindje normale dhe një periudhe të shëndetshme pas lindjes mund të themi se shumica e femrave rifitojnë flokët e mëparshëm. Megjithëse mund të shihet rrallë disa femra pohojnë se nuk i kanë flokët si më pare. Shkaku i kësaj gjendjeje mund të jetë stresi, produktet e përdorura, pakësimi i oksigjenit të marrë nga flokët dhe anemia e lidhur me mungesën e hekurit. Krahas kësaj nuk duhet t’u besojmë shumë dhe produkteve të cilat pretendojnë në ndalimin e rënies së flokëve dhe daljen e flokëve të rinj. Nëse rënia e flokëve vazhdon me të njëjtin intensitet më shumë se 4 muaj pas lindjes apo nëse flokët e rinj janë më të dobët se më pare atëherë mund të merrni ndihmë profesionale.

Periudhat kur bien më shumë flokët tek femrat

Rënia e flokëve tek femrat shpeshtohet në rast të ndryshimeve hormonale. Disa nga periudhat më kritike janë:

*pas shtatzënisë

*pas një aborti

*përdorimi dhe lënia e kontraceptivëve

*në rast të kurave hormonale 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti