Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Armiqtë e lëkurës

Në se duhet mbajtur mend vetëm një këshillë për tu kujdesur për lëkurën, ajo është pikërisht “Mos dëmto”!

Duket e çuditshme, por shumë më tepër nga shenjat e dukshme të plakjes së lëkurës janë rezultat i dëmtimeve nga faktorët e jashtëm, se sa rezultat i proceseve të natyrshme të plakjes. Për këtë arsye, strategjia më e thjeshtë, më e lirë dhe më efektive për tu kujdesur për lëkurën është minimizimi i dëmit të faktorëve të jashtëm. Duke shmangur këtë dëm, krijohen bazat për trajtime efektive kundër plakjes. Në të kundërt, të gjithë përpjekjet për tu kujdesur për lëkurën dështojnë ose japin rezultate minimale (me përjashtim ndoshta të kirurgjisë estetike totale). Fatkeqësisht, trajtimi i sistemeve komplekse biologjike (përfshi lëkurën) nuk është i lehtë. Për të shmangur dëmtimin e lëkurës, duhet ditur cilët janë faktorët dëmtues. Ajo! çka duhet kuptuar që në fillim është: dëmtimet e lëkurës jo gjithmonë shkaktojnë dhimbje ose irritim. Shpesh ato akumulohen në mënyrë graduale dhe të vështirë për tu kuptuar. Në vijim përshkruhen shkaqet kryesore të dëmtimit të lëkurës dhe mënyra se si mund të shmangen ato.

Irrituesit

Irrituesit e lëkurës shkaktojnë dëm me dy mënyra të ndryshme. Së pari, ata dëmtojnë direkt qelizat e lëkurës dhe lëndën midis qelizave. Së dyti, ata nxisin reaksionet inflamatore ose alergjike të cilat e dëmtojnë lëkurën duke çliruar radikale të lira dhe enzima që shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën. Shpesh dëmi që shkaktohet nga reagimi i lëkurës ndaj irrituesve është më i madh se dëmi i shkaktuar nga vetë irrituesi. Kjo vlen sidomos për personat me lëkurë të ndjeshme, lëkura e të cilëve reagon ndaj irrituesve me reaksione inflamatore ose alergjike, sado të lehtë qofshin irrituesit. Gjithkush duhet të shmangë irrituesit, veçanërisht personat me lëkurë sensitive.

Rrezet ultraviolet

Shumëkush e ka të qartë se rrezet UV me origjinë nga dielli ose solari janë shkaktarë të rrudhave dhe plakjes së lëkurës si dhe rrisin rrezikun për tu prekur nga kanceri i lëkurës. Ajo që nuk dihet është fakti se shumë prej produkteve mbrojtës kundër diellit nuk ofrojnë mbrojtje të përshtashme ndaj plakjes së lëkurës. Gjithashtu nuk vlerësohet fakti që shmangia e ekspozimit direkt ndaj dritës së diellit, ofron vetëm një mbrojtje të pjesshme, në se lihet pas dore mbrojtja ndaj dritës indirekte, p.sh. kur punoni pranë një dritare ose ngisni makinën. Duke qenë se një pjesë e dëmeve të diellit janë të pakthyeshme, parandalimi i tyre merr rëndësi primare. Minimumi i domosdoshëm është zbatimi i rregullave bazë të mbrojtjes nga dielli.

Klori dhe uji i ngrohtë

Dushet dhe banjat e ngrohta të bëjnë të ndihesh mirë. Fatkeqësisht, lëkura “paguan” faturën e kënaqësisë. Klori është agjent oksidues i fuqishëm (në këtë mënyrë ai vret mikrobet) dhe, është pikërisht kjo veti që e bën atë të dëmshëm për lëkurën. Sa më i ngrohtë të jetë uji, aq më i dëmshëm është ai për lëkurën sepse shpejtësia e reaksioneve kimike rritet me rritjen e temperaturës. Kufizojini dushet dhe banjat në një herë në ditë dhe mos qëndroni gjatë në ujë! Përpiquni që temperatura e ujit të jetë e vakët dhe jo e nxehtë! 07/2012

/komuniteti