Arsyet pse themi po ose jo jane shume te rendesishme. Nese themi po vetem per te kenaqur dikend, kjo eshte e rrezikeshme per raportet, nese themi jo vetem per te ushtruar fuqine eshte e rrezikshme per raportet po ashtu.
Ne shohim shume prinder te cilet nuk thone me te vertete JO, por thone: jo tani, ndoshta neser, pak me vone, a nuk po e sheh qe jam ne telefon dhe gjera te ngjashme, por ne te vertet nuk thone jo. Dhe behen shume nervoze sepse femijet e tyre nuk e respektojne qe kane thene “jo” dhe arsyeja eshte se femijet nuk e kane ndegjuar fjalen jo. Cdo kohe, cdo qenie njerzore kalon neper faza te ndryshme, nese thuani jo per diqka me te thjeshte ose me pak te rendesishme, psh. nese femija thot a mund ta kem nje aullore, dhe ju thuani jo, reagimi i femijes do te jete “te luftoj” per ate qe e don. Nese eshte i vogel do te beje shume zhurme dhe ta perdore trupin e tij, nese eshte 7 vjecar do te negocioj, ! do te perdore shume argumente dhe shume pyetje pse jo e keshtu me radhe. Kjo aftesi per te luftuar per ate qe deshiron eshte nje kualitet bazik i natyres njerzore, nje shkathtesi shume shume e rendesishme qe nevoitet gjate tere jetes. Dhe ne provojme ta mbysim ate.
Ajo cfare femija ka nevoje eshte te luaj, femija ka nevoje te luaj ne menyre qe te zhvillohet, nuk ka nevoje per lodra, nje femije mund te luaj edhe pa lodra. Nese thuani po, per ti dhene vajzes tuaj cfaredo qe ajo ka gjetur ne dollapin e lodrave, eshte ne rregull. Kjo nuk do ta rrezikoj asnje femije. Femija I lazdruar eshte femija qe merr shume gjera per te cilat nuk ka nevoje, per arsye te gabuara. Ju nuk mund te lazdroni femijet duke ju dhene ate qe vertet ata kane nevoje sa me shume qe te jete e mundeshme. Por nese ju jepni ato per shkak se nuk deshironi te keni konflikt, atehere kjo do te demtoj raportin e juaj me femijen. Shohim shume prinder qe behen shume te frustruar kur femijet e tyre arrijne adoleshnecen dhe thone se djali jone e trajton shtepine tone sikur hotel, dhe tregimi prapa ksaj eshte gjithmone qe prinderit e shendrrojne shtepine e tyre ne hotel. Dhe sigurisht pastaj femijet fillojne te trajtojne ate si hotel. Shumicen e gjerave qe i bejme me qellim qe ti ! edukojme femijet tane, ti rrisim ata, eshte shpenzim i kohes. Edukimi zene vend mes rreshtave, femijet mesojne si te jene te sjellshem per shembull, nese prinderit e tyre jane te sjellshem, ata mesojne si te flasin me njerez ne menyre te duhur, nese prindereit flasin me njerit tjetrin dhe se paku me femijen e tyre ne menyren e duhur. Sa me shume qe perpiqeni te silleni si prind aq me pak respekt dhe bashkepunim do te merrni. Relaksohuni, mund te relaksoheni, sepse rreth 90% e asaj qe jeni duke bere eshte e panevojshme. Do te merr kohe por ndaluni, mendoni, dilni ne shetitje, lexoni nje liber, dhe cfaredo qe deshironi, si dhe provoni te knaqeni me femijet tuaj ne te njejten kohe… 12/2012

