Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Cfare peson truri i femres gjate shtatzenise

Truri i femrës ndryshon gjatë shtatzënisë duke e bërë femrën më të ndjeshme, ndaj disa stimujve, gjë që paraprin lidhjen me fëmijën.

Një studim i fundit anglez i Universitetit Royal Holloway, tregon se hemisfera e djathtë e trurit bëhet më aktive dhe kjo gjë korrespondon me një mënyrë të re të perceptimit të emocioneve.

Studimi u prezantua gjatë konferencës vjetore British Psychological Society e cila u mbajt në Birmingham.

Në këtë studim theksohet fakti se truri i femrës ndryshon mënyrën e funksionimit për të qenë gati për të interpretuar nevojat fizike dhe emocionale të bebes.

Sipas drejtuesve të studimit bëhet e ditur se pikërisht nga lidhja e nënës me fëmijën dhe ndryshimeve të trurit kapërcehet me më shumë lehtësi depresioni pas lindjes i gruas. 06/2014

Ammy .

/komuniteti