Ekspertët këshillojnë që nënat e ardhshme ta bëjnë gati çantën e spitalit katër javë para datës së parashikuar të lindjes.
Preferohet që çanta të bëhet gati më herët për qenë të gatshëm në rast se detyroheni të shkoni në lindje të parakohshme. Në vazhdim mjeku.net këshillon një listë të sendeve të cilat janë më se të nevojshme për ju në spital, por ju mund të këshilloheni edhe me maminë nëse ajo ka për të rekomanduar gjëra të tjera.
Gjërat që ju nevojiten juve:
- Çantë tualeti – me peshqir, pastë dhëmbësh, brushë dhëmbësh, krehër, shampo, sapun, e të tjera.
- Dy peshqirë me një ngjyrë të mbyllur – një të vogël dhe një të madh.
- Peceta sanitare – dy pako të mëdha
- Veshje të lehta, komforte për t’i veshur gjatë lindjes – një fanellë e lehtë ose fanellë të gjerë të natës do të ishte ideale.
- Veshje të tjera të natës për para dhe pas lindjes – nëse do t’i jepni gji foshnjës ju mund të sillni disa këmisha të tjera të cilat ju mund t’i hapni përpara. Nëse jeni në spital në fazën e hershme të dhimbjeve, ju mund të dëshironi të vishni diçka të lehtë dhe komforte edhe gjatë ditës.
- Veshje shtëpie dhe pantofla.
- Dy deri në tre sutiene (nëse do t’i jepni gji foshnjës). Përpiquni t’i leni këta për më vonë, pasi gjinjtë tuaj do të rriten kur ju të filloni t’i jepni gji foshnjës.
- Të brendshme të rehatshme (gjashtë palë)
- Meze që ju japin energji – fruta dhe pije për ju, dhe diçka substanciale për partnerin tuaj.
- Një foto-aparat dhe një kartë të zbrazët, nëse keni kamerë digjitale.
- Një radio të vogël ose CD-player për dhomën e lindjes. Spërkatës uji dhe sfungjer. Një pasqyrë të gjatë që të shihni kokën e foshnjës tuaj kur lind. Një flladitës elektrik, nëse është verë. Karamele. Disa njerëz madje marrin me vete edhe jastëkët e tyre.
- Libra, revista dhe gazeta.
- Pajisjet e telefonit si mbushësin, kartën e telefonit dhe listën e numrave.
- Planin tuaj të lindjes.
- Veshje të rehatshme për t’i veshur kur shkoni në shtëpi. Mos paketoni gjëra për së shpejti – stomaku juaj nuk do të zbrazet brenda natës!
Gjërat që do t’i nevojiten foshnjës tuaj të ardhshme:
- Pelena për foshnjën
- Peceta të lagura
- Pambuk të pastër
- Tre kanatiere për fëmijë
- Tre veshje të natës për fëmijën
- Një triko
- Një shall ose batanije për kthimin në shtëpi
- Kapelë, doreza dhe këpucë për udhëtimin në shtëpi, në qoftë se nuk është shumë nxehtë jashtë. 02/2014

