Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Çokollata lufton sterilitetin

Flavonoidët që përmban çokollata e zezë pengojnë bashkimin e trombociteve, elementëve të mpiksjes së gjakut dhe ekuilibrojnë qarkullimin e gjakut tek vezoret.

Gjinekologët sugjerojnë konsumimin e çokollatës së zezë në përmirësimin e shëndetit riprodhues.

Shkaqet e sterilitetit janë të ndry shme duke filluar nga uji, shishet plastike, qeset plastike, furrat mikrovalë, klori, amoniaku deri tek ilaçet e përdorura në kultivimin e frutave dhe zarzavateve të ndry shme.

Metalet e rënda, kimikatet dhe toksinat e mbledhura për vite me rradhë në indet e trupit ndikojnë negativisht në shëndetin riprodhues dhe personat që dëshirojnë të ruajnë këtë shëndet apo ta rifitojnë atë duhet të ushqehen në mëny rë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, të qëndrojnë larg alkoolit dhe cigares, të minimizojnë toksinat përreth ty re.

Flavonoidët e gjendur në çokollatën e zezë pengojnë bashkimin e trombociteve, elementëve mpiksës të gjakut dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut tek vezoret prandaj konsumoni çokollatë të zezë.

Enët që ushqejnë vezoret vijnë nga një rrjet shumë i hollë dhe faktorët që shkaktojnë çrregullime në qarkullimin e gjakut si cigarja, pesha, kolesteroli i lartë mund të bllokojnë enët e holla dhe të prishin mekanizmin e hormoneve.

Ja ç’na këshillojnë specialistët për të mbrojtur shëndetin tonë

riprodhues: Mos pini cigare. Mos përdorni alkool. Qëndroni larg kafesë, çajit apo pijeve që përmbajnë kafeinë. Lajini mirë frutat dhe zarzavatet. Qëndroni larg klorit dhe kimikateve të tjera, produkteve të përpunuara si fastfood. Përpiquni të konsumoni mish, fruta dhe zarzavate organike. Mos përdorni qese plastike, por tasa xhami. Bëni ushtrime të lehta por të rregullta dhe të vazhdueshme. Merrni dhe vitamina mbështetëse. 08/2014

Majlinda ...

/komuniteti