Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Dëshironi fëmijë të zgjuar? Kjo është në dorën tuaj!

Gjatë ecurisë së procesit mësimor prindërit shqetësohen për çështje të ndryshme në lidhje me mbarëvajtjen mësimore të fëmijës, nëse e kupton apo jo mësimin, nëse është apo jo i zgjuar.

Krahas faktorëve gjenetikë ekzistojnë dhe faktorë të jashtëm të cilët ndikojnë në zgjuarsinë e fëmijës suaj. Specialistët mendojnë se periudha parashkollore përbën një periudhë shumë të rëndësishme në zhvillimin e zgjuarsisë së fëmijës. Fëmija duhet të frekuentojë kopshtin duke filluar që nga mosha 3-vjeçare në mënyrë që të fillojë klasën e parë i përgatitur.

Sigurisht që edhe hekuri i marrë nga ushqimet është një faktor shumë i rëndësishëm në forcimin e zgjuarsisë së fëmijës dhe nëse fëmija vuan nga mungesa e hekurit ai nuk do të ketë një zhvillim të plotë mendor.

Hekurin mund ta gjejmë tek mishi i kuq, veza, bishtajoret e thata, pekmezi, zarzavatet me gjethe jeshile etj.

Familjet duhet të tregohen të kujdesshme në ndjekjen nga afër të zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijëve.

Fëmijët e prindërve që lexojnë janë më të zgjuar

Gjatë periudhës parashkollore fëmija ndikohet shumë nga ambienti në shtëpi dhe sigurisht që një fëmijë i rritur në një familje ku nuk lexohen libra nuk do ta pëlqejë asnjëherë librin.

Fëmija duhet ushqyer me dashurinë për librin që në vogëli. Fëmijët prindërit e të cilëve u lexojnë libra janë më të përqendruar, kuptojnë më shpejt. Ndërsa një fëmijë i huaj me librin e ka shumë të vështirë me detyrat kur fillon klasën e parë. Krahas faktorit gjenetik dhe ushqyerjes edhe qetësia brenda familjes ndikon në zhvillimin mendor të fëmijës.

?farë duhet të bëjmë për të pasur një bebe të zgjuar?

Vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për sa i përket zhvillimit të trurit. Gjatë kësaj periudhe prindërit duhet të mbështesin beben e tyre dhe se është në dorën e tyre të kenë një bebe të zgjuar. Për këtë duhet pak kohë dhe durim. Faktori më i nevojshëm për fëmijën është komunikimi me të tjerët dhe prindërit mund të veprojnë si më poshtë për të mbështetur zhvillimin e tij:

- Shikojeni në sy foshnjën tuaj të porsalindur, shfrytëzoni momentet kur ai mban sytë hapur. Flisni me beben, tregojini diçka.

- Ushqejeni me gji. Gjatë ushqyerjes me gji ju mund ta shikoni në sy, të flisni dhe të këndoni ndonjë këngë.

- Ndryshoni mimikën e fytyrës, bëhuni qesharakë. Edhe bebet 1-2 ditëshe mund të imitojnë lëvizjet e fytyrës suaj.

- Lëreni të shikohet në pasqyrë.

- Guduliseni, bëjeni të qeshë.

- Dilni bashkë për ecje. Flisni rreth gjërave që shihni dhe shpjegojani, merreni me vete në market, park.

- Këndojini, kjo mund të jetë dhe një këngë e bërë nga vetë ju.

- Tregojini atij se çfarë do të bëni para se të bëni diçka. (p.sh tani do ta fik dritën). Në këtë mënyrë do të fillojë të vendosë lidhjen shkak-pasojë.

- Lexojini libra, tregojani figurat dhe emrat. Lëreni të prekë copa të ndryshme, t’i ndjejë me dorë apo me trup. Lëreni të prekë ushqimet dhe të ushqehet vetë.

Kur të fillojë të ecë këmbadorazi krijoni një park me pengesa të mbushur me lodra dhe jastëqe.

- Tregojini përralla.

- Fikeni televizorin.

- Lëreni të luajë me tasa të ndryshëm, t’i mbushë dhe t’i zbrazë. 03/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti