Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Dieta e karrotes

Karrota është mjaft e pasur në vitamina a, b dhe c, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.

Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karotash është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepruara.

 

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.

Paradreke: një gotë lëng karote.

Dreka: 50 gr. Oriz me salcë karote dhe një frutë.

Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.

Darka: 100 gr, pulë me një domate të madhe.

 

Dita e dytë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.

Paradreke: një gotë lëng karote.

Dreka: një racion peshk, një racion sallate me karotë borzilok dhe pak bukë.

Pasdreke: një frutë të stinës.

Darka: 70 gr. Proshutë dhe një karotë e gjallë e grirë në sallatë me një lugë gjelle vaj dhe limon.

 

Dita e tretë

Mëngjesi: një filxhan kafe, një fetë bukë dhe një lugë gjelle marmelatë.

Paradreke: një gotë lëng karote.

Dreka: një racion pure karote, 60 gr, djathë dhe pak bukë.

Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.

Darka: 100 gr, peshk, një sallatë e madhe me karotë me pak vaj dhe limon si dhe një frutë sipas dëshirës. 05/2013

/komuniteti