Qumështi-Zëvendësoni qumështin e skremuar me një qumësht të plotë, pasi studime të ndryshme kanë treguar se qumështi natyral stimulon pjellorinë në masën 27%. Për të pasur sa më shumë rezultate rekomandohet që të pihen dy gota në ditë.
Gruri- Përmban antioksidant si magnezi, zinku, seleni dhe vitamina E. Antioksidantët janë të rëndësishëm për të mbrojtur qelizat tona, nga sulmet e radikalave të lira. Këshillohet që të hahen rregullisht dy lugë grurë shoqëruar me kos.
Karota- Është e pasur me betakaroten dhe ka efekte antioksiduese që mbrojnë përmbajtjen e qelizave, kësisoj edhe pjellorinë. Këshillohet të hahen të gjalla ose lehtësisht të pjekura, për të mos humbur vitaminat.
Fasulet e kuqe-Janë të pasura me proteina të cilat stimulojnë pjellorinë. Një studim i fundit ka treguar se fasulet janë më të pasura dhe të shëndetshme në raport me produkte të kësaj natyre të ngjashme.
Mëlçi- Ngrënia e mëlçive stimulon pjellorinë, pasi janë të pasura me hekur. Këshillohet që të hahen 16 gramë çdo ditë, mundësisht viçi dhe qengji.
Midhjet- Ky produkt ushqimor është i pasur me jod dhe ndihmon për prodhimin e hormoneve të tiroideve, ku problemet e tyre shkaktojnë çrregullime në pjellori.
Spinaqi-Spinaqi është i pasur me vitaminën B9, e njohur ndryshe si acid folik, i cili ndihmon në qeliza dhe për riprodhim, rekomandohet që së paku një herë në ditë të hahet spinaq dhe në mungesë të tij sallatë jeshile. 01/2014

