Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Disa produkte kozmetike mund t’i hapin rrugë infeksioneve të syrit duke shkaktuar verbim të plotë

Disa produkte kozmetike mund t’i hapin rrugë infeksioneve të syrit duke shkaktuar verbim të plotë. Specialistët okulistë ndezin alarmin duke nënvizuar numrin në rritje të rasteve me çrregullime në sy.

Shumë femra përdorin rimel, tone e të tjera për t’u dukur më bukur. Por, nuk duhet harruar se një pjesë e këtyre produkteve apo përdorimi i gabuar i tyre mund të shkaktojë çrregullime dhe sëmundje të syve.

Janë të shumta femrat të cilat vizitohen për shkak të infeksioneve të syve të shkaktuara nga produktet kozmetike. Madje ka dhe prej atyre rasteve që shkaktojnë verbim të plotë. Gjëja e parë që duhet të bëjnë femrat në këtë rast është lënia e përdorimit të produkteve të tilla dhe kontakti i menjëhershëm me mjekun. Në të njëjtën kohë, specialistët theksojnë se edhe personat të cilët vuajnë nga alergjitë nuk duhet të përdorin produkte të tilla. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti