- Jo seksit gjatë shtatzënisë. Përkundrazi ekspertët shprehen se seksi gjatë shtatzënisë është shumë i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë normalisht.
- Qëndroni larg maceve. Frika për marrjen e ndonjë virusi ekziston gjatë muajve të parë, por më tej trupi fiton imunitet.
- Asnjë pikë alkool. Sigurisht që nuk duhet abuzuar por një gotë verë nuk iu bën aspak keq as ju, dhe as fëmijës.
- Harrojeni kafenë. Një tjetër mit i rremë, pasi një filxhan kafe në ditë nuk shkakton asnjë problem.
- Mos hani ushqime të pa pjekura, si salmon apo peshk të gjallë. Nuk ka asgjë të shkruar një herë e përgjithmonë, por lidhur me dietën gjatë shtatzënisë do ishte mirë të këshilloheshit me gjinekologun.
- Jo avionit. Edhe ky është një tjetër mit i rremë, i cili është përhapur pasi disa kompani ajrore nuk i lejojnë gratë shtatzëna mbi muajin e shtatë, prej frikës nga ndonjë lindje e parakohshme.
- Evitoni banjat e nxehta. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, uji tepër i nxehtë apo tepër i ftohtë dëmton fetusin. Gjithsesi ekspertët sqarojnë se një banjo e ngrohtë qetëson trupin, normalisht pa e tepruar me temperaturat.
- Flini në anën e majtë. Edhe ky është një pretendim i rremë, pasi fjetja në krahun e zemrës nuk është detyrim dhe as një mënyrë për të bërë që fëmija të jetë më mirë. Çdo grua ka pozicionin e saj të preferuar ku ndihet më mirë gjatë shtatzënisë, ndaj nuk ka receta për këtë pjesë. 08/2013

