Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Domatja ndihmon per parandalimin e kancerit te gjirit

Domatja është një nga ushqimet që ndihmon dukshëm në parandalimin e një sërë sëmundjesh, mes tyre edhe kancerin e gjoksit.

Doktoresha Adana Llanos, drejtuese e një studimi të Rutger University në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar se si një dietë ushqimore e pasur me domate i ndihmon femrat veçanërisht ato në menopauzë dhe në moshë të avancuar që të parandalojnë kancerin e gjoksit.

Sipas doktoreshës ngrënia e frutave dhe perimeve ka një sërë dobish, ku veçanërisht domatja ka rol kyç për parandalimin e kancerit në gjoks. Studimi në fjalë u zhvillua në një kampion prej 70 femrash në fazë menopauze të mbajtura nën vëzhgim për 10 javë, të cilat iu nënshtruan një diete të pasur me domate.

Para se të niste studimi, pjesëmarrëset u këshilluan që të mos hanin për dy javë domate. Në përfundim të studimit u theksua se “Shtimi i konsumit të ushqimeve me bazë domatet ndikon në shtimin e përqendrimit të adiponectinës te femrat, duke reduktuar rrezikun e kancerit në gjoks veçanërisht tek ato femra që nuk janë obeze” 01/2014

Meri H. (13 vite më parë)
Sa inf i mire po ne edhe ne kopsht i sperkasim domaten me lloj lloj pesticidesh...me siguri duhet me qene domatja bio.
(13 vite më parë)
po e vertet shum e shishme esht por ketu ne shqipri ushqimet nuk jan te kontrolluara fort dhe tani ne perjudhen e dimrit perqindja hormonit shum e lart ke frik ta maresh .:( :)))
(13 vite më parë)
Po izaura , kohet e fundit eshte perhapur shum kjo semundje,, gjithashtu dhe domatja eshte shum e shijshme per tu shijuar,, shpresoj qe konsumimi i saj te japi rezultat tek femrat, qe te mos kemi probleme te tilla, dhe me sa di un konsumimi i domates rrit dhe humorin.
(13 vite më parë)
sa informacjon i vlefshem Azra sidomos per nje semundje qe esht perhapur kaq shum vecanerisht te famrat :)))
(13 vite më parë)
I love tomatos :)

/komuniteti