Doni qe gjate kësaj vere te dobësoheni pak por nuk dini si t’ia dilni? Ja cilat ushqime iu ndihmojnë te hiqni kilogramët e tepërt.
Shalqiri
Shalqiri bën pjese tek ushqimet qe te dobësojnë. Ai përmban 90% ujë e fibra dhe është shume i lehte për organizmin.
Djathi i bardhe
Djathi i bardhe ndërpret urine dhe është i pasur me proteina e acide laktike. Mire është ta preferoni pa yndyre.
Ananasi
Me shume pak kalori, ananasi ka dhe enzime qe favorizon tretjen dhe ndihmon te kemi një bark te rrafshet.
Bajamet
Fale yndyrës dhe fibrave bajamet e ndihmojnë organizmin te kontrolloje oreksin si dhe rregullojnë kolesterolin.
Pjeshka
E pasur me fibra dhe me vitamine a, pjeshka përmban edhe 80% ujë. Përveç kësaj ajo është ideale për te pasur një lëkure plot shkëlqim gjate verës.
Akullorja me lëng frutash
Akullorja me lëng frutash përmban ujë, fruta dhe pak sheqer. Edhe pse ekziston një ide qe ajo te shendosh është krejtësisht e kundërta. Ajo përmban pak kalori dhe na ndihmon te ruajmë linjat e trupit.
Kajsia
2 kajsi përmbajnë vetëm 47 kalori. Ato janë te pasura me fibra, si dhe përmbajnë kalium, mineralin me te mire kundër fryrjes.
Pjepri
I pasur me ujë dhe fibra dhe i varfër me sheqer, pjeprin konsumoheni pa kursim. Ai përmban edhe provitamine a. Përveçse na mban ne forme na ndihmon te keni edhe një lëkurë me te bukur./grazia/07/2012

