Tymosja e duhanit në mot të ftohtë është më e dëmshme dhe më e rrezikshme, thonë ekspertët.
Kur është ftohtë njerëzit e thithin më shumë cigaren për të ngrohur veten, edhe si numër pinë më shumë. Cigarja bëhet më e rrezikshme si rrjedhojë e thithjes më të fortë.
Të gjithë i njohim tashmë sëmundjet e shkaktuara nga cigarja. Ajo ndikon në shfaqjen e të gjithë llojeve të kancerit duke filluar nga ai i mushkërive. Ajo ndikon jo vetëm në shfaqjen e kancerit të mushkërive por edhe në avancimin e tij. Rrit më shumë rrezikun e prekjes nga kanceri të organeve tjera, nxit sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Shtohen rastet e kancerit në mushkëri tek femrat
Kanceri më i përhapur në mesin e llojeve të tjera të kancerit është ai i mushkërive. Zakonisht meshkujt prekeshin nga kanceri i mushkërive dhe femrat nga ai i gjirit por tani vihet re edhe një rritje në rastet e kancerit në mushkëri tek femrat. E gjitha lidhet me konsumin e cigares. Sigurisht që me rritjen e numrit të duhanpirëseve janë shtuar dhe rastet e kancerit në mushkëri. 03/2013

