Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Edukimi i fëmijëve

.....Edukimi i fëmijëve me shuplaka dhe britma rrit rrezikun për kancer, astma dhe semundje te zemres....?

?Një edukim i mirë për fëmijët është i rëndësishëm, por duhet shmangur dhuna fizike me shuplaka dhe ajo verbale me fjalë. Sipas një zbulimi të një grupi psikologësh në Universitetintë Plymouth në Mbretëri në e Bashkuar, dhuna në familje e vuajtur nga fëmijët rrit shanset për zhvillimine disa sëmundjeve në moshë të rritur.Rezultatet e këtij kërkimi janë publikuar në Gazetën Behavioural Medicine (shuplakat dhe britmat tek fëmijët rrisin rrezikun për kancer,astma dhe sëmundje kardiake).

?Për të edukuar fëmijët nuk ka rregulla absolute, fëmijët janë të gjithë të ndryshëm dhe në për t’i rritur në mënyrën më të mirë duhet të mundohemi të përdorim llogjikën elastike me to. Janë disa sjellje që nuk duhet të përdoren nga prindërit, pasi përveçse ndikojnë në gjëndjen psikologjike tek fëmijet, përveçse nuk sjellin asgjë të mirë ato gjithashtu ndikojnë edhe ne shëndetin e fëmijës tuaj. Studiuesit kanë zbuluar se dënimi i ashpër tek fëmijët rrit rrezikun për kancer, sëmundje të zemres dhe astma kur ato të rriten.

?Studimi është rezultat i një analize të bërë në Arabinë Saudite, ku janë marrësi subjekte studimi rreth 700 persona që i përkasin moshës 40-60 vjeç.Mostra që është marrë për studim është e përbërë nga gra dhe burra, ku 250 ishin të shëndetshëm, 150 kishin probleme me astmen, 150 ishin diagnostikuar me kancer e 150 kishin zhvilluar sëmundje që lidhen me sistemin kardiovaskular. Të gjithë pjesëmarrësit u intervistuan për pjesën e fëmijërisë së tyre . Arabia Saudite nuk ishte një zgjedhje rastësore,ekspertët tregojne se përdorimi i dhunës fizike dhe verbale janë si metodë e pranueshme e arsimit.

?Michael Hyland autori i parë i hulumtimit shpjegon se duke analizuar të dhënat që morën nga intervistat e bëra rreth fëmijërisë nxorën konkluzionin që subjektet që kishin përjetuar dhunë fizike dhe verable ishin më të predispozuar për të zhvilluar kancer, për të pasur astma dhe sëmundje të zemrës.

?Rezultatet e vërejtura janë shumë të rëndësishme sepse për herë të parë është demostruar që në vëndet ku dhuna verbale dhe fizike janë të pranueshme nga shoqëria kemi shtim të stresit dhe predispozita më të mëdha për tëshfaqur kancer, astma dhe semundje kardiovaskulare.

?Disa këshilla për të edukuar fëmijët:

?Për të edukuar fëmijët pa përdorur dhunë fizike dhe/ose verbale është e rëndësishme të krijohet një marrëdhënie pozitive me fëmijët tanë.

?Për ta bërë këtë, ne mund të aplikojmë një seri bashkëveprimesh me ta duke ndjekur katër parime të prindit:

1.Individualizo objektiva edukative dhe afatgjata.

2.Dëgjo dhe velerëso dashurinë e tyre, siguro pikat e referimit për fëmijët tanë në çdo ndërveprim me ta.

3.Kuptoni se çfarë mendojnë dhe se si ata ndihen në situata të ndryshme.

4.Ndërmerrni një veprim që synon zgjidhjen e problemeve e jo një veprim ndëshkues për to,do t’iu shërbejë më shumë.

?Këto katër parime janë komponentet thelbësore të një marrëdhënie të mirë prind-fëmijë dhe një disiplinë pozitive. 02/2014

/komuniteti