Krizat e temperaturës
Krizat e temperaturës (ndonjëherë quhen konvulsionet e temperaturës ose krizat afebrile) mund të paraqiten te fëmijët të cilët kanë rritje të menjëhershme të temperaturës. Ju mund edhe të mos e dini se fëmija juaj ka temperaturë. Rritja e menjëhershme e temperaturës së trupit në një periudhë të shkurtër të kohës mund të ndodhë të njëjtën kohë me krizat e etheve. Pasi ethet arrin kulmin e temperaturës së lartë, rreziku i krizave mbase ka mbaruar. Shumica e fëmijët të cilët kanë kriza të etheve kanë temperaturë mbi 39 gradë Celsius.
Një krizë ka gjasa të jetë e lidhur me ethet nëse:
Ka një krizë brenda një periudhe 24-orëshe
Kriza zgjat më pak se 15 minuta
Kriza ka rekur gjithë trupin, jo vetëm një anë të trupit
Fëmija është nga gjashtë muaj deri në pesë vjeçar
Fëmija ka pasur kriza të etheve edhe më herët.
Krizat e etheve mund të jenë të frikshme por ato zakonisht nuk janë të dëmshme për fëmijën dhe nuk shkaktojnë probleme afatgjate, si dëmtim të trurit, paaftësi intelektuale ose probleme në të mësuar.
Krizat e etheve prekin nga 2 deri në 5 për qind të fëmijët. Fëmijët mund të kenë edhe krizë tjetër. Shansi për të pasur krizë tjetër të etheve ndryshon nga mosha, por rreth 30 deri në 50 për qind kanë një krizë tjetër renda një viti gjatë vitit të parë. Këto lloj krizash nuk janë formë e epilepsisë.
Fëmija i cili përjeton krizë shpesh humb vetëdijen dhe dridhet, duke lëvizur krahët dhe këmbët e veta në të dy anët e trupit. Shytë e fëmijës mund të kthehen prapa. Fëmija mund të ndalojë së marri frymë për disa sekonda dhe mund po ashtu të vjellë, urinojë ose lëshojë nevojën e madhe (fecesin). Është e rëndësishme të mbrohet fëmija nga lëndimi gjatë një krize.
Krizat e etheve zakonisht zgjasin nga një deri në tre minuta. Pas krizës, fëmija mund të jetë i përgjumur. Ju mund ta lejoni fëmijën të flejë, por shikojeni atë shpesh për ndryshimet në ngjyrë ose frymëmarrje, ose nëse i dridh krahët ose këmbët. Fëmija po ashtu mund të duket konfuz pas një krize, por sjelljet normale dhe niveli i aktivitetit duhet të rikthehen brenda 60 minutash pas krizës. 03/2014

