Fëmijët e vegjël kuptojnë se çfarë themi. Ata janë në gjendje të kuptojnë dhe të deshifrojnë kuptimin e fjalëve shumë më herët se ju dyshoni. Tashmë gjashtë muajsh, në fakt, fëmijët e vegjël janë në gjendje të kuptojnë shumë fjalë.
Zbulimi, një risi deri tani, është publikuar në Proceedings of the National Accademy of Sciences nga një grup psikologësh në Universitetin e Pensilvanisë. Hulumtuesit kanë hedhur poshtë idenë se fëmijët 6 muajsh nuk janë ende në gjendje për të kuptuar gjuhën, pasi ata nuk mund të flasin.
Në vend të kësaj, pavarësisht nga të gjitha idetë e paramenduara, fëmijët e vegjël kanë treguar se në muajin e gjashtë posedojnë aftësinë për të lidhur imazhin e ndonjë objekt me tingujt e duhur.
Fëmijët fillojnë të shprehin fjalët e para rreth muajve 10-11 të jetës.
Deri tani besohej se është pikërisht kjo periudhë kur ato fillojnë të kuptojnë. Sot, megjithatë, ne mësojmë se në muajin e gjashtë 6 fëmijët e vegjël studiojnë të rriturit dhe botën rreth tyre. Nga 6 deri në 9 muaj, ata fillojnë të reflektojnë mbi atë çka kanë mësuar dhe të luajnë me informacionin. Pastaj fillojnë të shprehin fjalët e tyre të para.
Sigurisht, është vështirë të imagjinohet që një fëmi i vogël, ende në gjendje të mos ecë, të flasë dhe që nuk është në gjendje të bëjë pothuajse asgjë, në fakt është duke medituar mbi atë çka ne themi.
Ndaj psikologët këshillojnë se prindërit duhet të kenë kujdes. Jo shumë fjalë joracionale, biseda absurde dhe të hallakatura. Nënat, duhet të ulin telefonin për tu treguar mikeshave të tyre thashethemet, diskutimet me nëpunësit, apo – më keq akoma – sjelljet e papërshtatshme të partnerit. Fëmijët tuaj do të dëgjojnë dhe do ju kuptojnë. Bëni që ato të dëgjojnë gjëra të bukura, pozitive. 02/2012


