Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Fëmijët e rritur në ambiente të mykura rrezikohen nga astma

Kalimi i fëmijërisë në një ambient me lagështirë dhe myk rrit më shumë mundësinë e shfaqjes së astmave më vonë.

Sipas një studimi të universitetit tw Sinsinatit, publikuar në revistën “Annals of Allergy, Asthma & Immunology”, fëmijët të cilët kalojnë fëmijërinë e tyre në një ambient me lagështirë dhe myk rrezikohen dy here më shumë nga shfaqja e astmave në moshën 7-vjeçare, krahasuar me fëmijët e rritur në ambiente të shëndetshme.

Pas vlerësimit të 176 fëmijëve që mbartin rrezikun e alergjisë së astmës, vihet re se fëmijët e ekspozuar ndaj mykut deri në moshën 1 vjeç rrezikohen shumë herë më tepër.

Duke theksuar se faktori gjenetik është një nga faktorët më të rëndësishëm rrezikues, shkencëtarët pohuan se edhe ekspozimi ndaj një ambienti me myk gjatë vitit të parë të jetës rrit mundësinë e shfaqjes së astmës. Në studim theksohet se myku nuk ndikon shumë tek fëmijët e moshës 7 vjeç.

Në të njëjtin studim është vlerësuar edhe lidhja mes tymit të duhanit dhe rrezikut të astmës. Studiuesit arritën në përfundimin se ekspozimi i fëmijëve të moshës 7-vjeçare ndaj tymit të duhanit rrit shumë rrezikun e astmës.

Sipas një rezultati tjetër të studimit, përdorimi i kondicionerit në shtëpi ul ndjeshëm mundësinë e shfaqjes së astmës si tek bebet ashtu edhe tek fëmijët e moshës 7 vjeç. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti