Nga një studim i bërë nga American Journal of Clinical Nutrition në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezulton se numër i madh i fëmijëve janë duke pirë ujë më pak se sasia e preferuar.
Varësisht nga mosha, 40 deri 85% e djemëve dhe 46 deri 90% e vajzave pin ujë më pak se sasia e preferuar ditore.
Shkencëtarët paralajmërojnë se edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në një numër të funksioneve fiziologjike dhe të shkaktojë lodhje, dobësim dhe dhimbje koke.
Përveç kësaj, hidrimi i papërshtatëshëm është i lidhur edhe me dobsimin e aftësive mentale dhe kognitive.
Në studim të kryer me pjesmarrjen e 3.978 respondentëve të moshave 2 deri 19 vjet është konstatuar se fëmijët një sasi të madhe të ujit fusin në organizëm përmes pijeve të ëmbla dhe se fëmijët që pin më së shumti ujë në përqindje pinë më së paku këto pije dhe se konsumojnë më së paku të ashtuquajturat ushqimet e shpejta të pasuruara me kalori. 05/2013


