Ka familje që nuk i lajnë shpesh fëmijët e tyre 2 - 3-vjeçar gjatë dimrit nga frika se mos ftohen. Si ka mundësi? Fëmija nuk sëmuret nëse vishet në një ambient të përshtatshëm dhe i thahen flokët pas dushit.
Nëse jashtë ka shumë erë, më mirë është të qëndroni në shtëpi. Dushi para gjumit është gjëja më e mirë. Fëmija fle më lehtë dhe bën gjumë më të qetë pas një dushi qetësues me ujë të ngrohtë. Nuk duhet të harrojmë dhe mënyrën klasike të vënies në gjumë, dush-masazh-përrallë.
Ka prej atyre nënave që i veshin fëmijët shumë trashë edhe kur nuk është e nevojshme.
Pastërtia – parimi më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut
A nuk e dinë nënat e sotme se fëmija mund të sëmuret nga papastërtitë? A nuk e dinë se mikrobet e marra jashtë fëmija i përhap në të gjithë shtëpinë pas prekjes së orendive? Parimi themelor gjithnjë duhet të jetë: “fëmija nuk sëmuret nga dushi”. Këtu qëndron dhe gabimi i shumë nënave, të cilat frikësohen se mos fëmija do të ftohet nëse lahet shpesh.
Një pikë tjetër e rëndësishme është dhe veshja e fëmijës. Fëmija nuk duhet të vishet shtresa-shtresa. Por nëse përpiqeni t’ia lehtësoni bluzat e tepërta, hiqjani gradualisht. T’i mbahet ngrohtë kraharori. Shmangni kontaktin me erën gjatë dushit. Pas dushit të përdoren peshqir dhe rroba të lara. Para së gjithash vjen pastërtia.


