Nëse doni që truri i fëmijës suaj të zhvillohet sa më mirë, kini kujdes që të përfshini sa më shumë peshk në ushqimin e tij.
Specialistë nga çdo kënd i botës, sugjerojnë përdorimin e peshkut nga mosha e vogel për zhvillimin normal të trurit dhe mbrojtjen e zemrës nga sëmundje të mundshme.
“Fruta dhe zarzavate” bertasin të gjithë mjekët, por nuk duhen harruar dhe vlerat e larta ushqimore të peshkut. Studimi i fundit i universitetit të Iinoit, tregon se substancat që përmban peshku, ndihmojnë në zhvillimin normal të qelizave të trurit dhe të sistemit nervor të fëmijëve. Gjithashtu ndihmojnë dhe tek shikimi.
Omega 3, është lënda që fëmijët e marrin edhe nga qumështi por zakonisht organizmi i tyre nuk e thith dot, prandaj dhe përdorimi i peshkut është mëse i nevojshëm.
Mjekët vërtetojne se zakonet tona ushqimore, formohen gjatë pesë viteve te para të jetës sonë, kështu që sa më herët ti mësoni fëmijët tuaj të konsumojnë peshk, aq më shumë mundësi ka që kur të rriten ta konsumojnë 2-3 herë në javë, siç rekomandojnë mjekët.
Peshku ideal për fëmijët është Salmoni.Ky peshk ka mish shumë të butë, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për foshnjat e vogla. Përveç kësaj, ndihmon në zhvillimin e kockave pasi përmban Omega 3, vitaminë D dhe oksid Dhokosaeksanoik (DHA) i cili i shtohet zakonisht qumëshit të farmacisë. Nga DHA, përbëhet 50% i trurit të një fëmijë të porsalindur, kështu që mendohuni sa mirë i bën fëmijës tuaj. Edhe pse DHA prodhohet edhe nga mëlçia jonë, mëlçia e një fëmije të vogël e sidomos e një bebeje, nuk është në gjendje të prodhojë sasitë e duhura të kësaj proteine. 05/2012

