Në jetën tonë të përditshme përballemi me situata dhe skena të pakëndshme të shfaqjes së dhunës. Në rrugë, dyqane, qendra tregtare apo kur shkojmë si mysafirë shohim se si sjelljet e fëmijëve shtypen me anë të dhunës.
Megjithëse pamje të tilla na indinjojnë më shumë, përsëri largohemi që andej me mendimin se nëna e fëmijës ka pasur të drejtë dhe do të interesohet me të. Ndonjëherë qetësojmë ndërgjegjen duke thënë “kushedi çfarë sherri ka bërë? Por shumica prej nesh përpiqemi ta shpjegojmë me një gabim të njohur si të drejtë”. Fëmija harron. Vallë a harron me të vërtetë? ?’është e vërteta përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta japim duke kujtuar kujtimet e fëmijërisë sonë. Edhe nëse nuk është ushtruar dhunë ndaj nesh nuk mund të harrojmë asnjëherë personat që na kanë bërtitur dhe tërhequr veshin. Brenda nesh mbet gjithnjë efekti i saj. Por të mëdhenjtë zakonisht mendojnë se “të bërtiturat, ngritja e zërit dhe tërheqja e veshit” nuk janë shfaqje të dhunës. Po atëherë lind pyetja “cilat sjellje duhen pranuar si të dhunshme?” Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në grupin e sjelljeve të dhunsh! me përfshihen të gjitha veprimet të cilat prishin shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e tij, përfshirë këtu abuzimin seksual dhe konceptin e nënvlerësimit.
Shtëpia është vendi ku ndihemi më të sigurt por sigurisht nëse nëna dhe babai na japin sigurinë e mbrojtjes. Loti dhe buzëqeshja jonë e parë ndodh në krahët e tyre. Por fatkeqësisht ne biem pre e dhunës duke filluar nga shtëpia deri në çerdhe, kopshte, rrugë. Ndërkohë që disa ngjarje të dhunshme shfaqen në momentin më të papritur, disa të tjerë i ekspozohen rregullisht dhunës. Dhimbjet e përjetuara në ato momente e ndjekin fëmijën pas gjatë gjithë jetës. Sa më e rëndë të jetë dhuna fizike, psikologjike, me fjalë aq më shumë do të mbetet në mendjen e fëmijës. Në të vërtetë fëmijët nuk harrojnë asnjëherë gjërat e përjetuara. Veçanërisht traumat e përjetuara në moshë të vogël regjistrohen ndryshe. Nëse flasim për dhunën psikologjike dhe atë me fjalë mund të themi se efektet e saj zgjasin për gjatë gjithë jetës.
Të vegjlit përpiqen të mbrojnë veten përballë rreziqeve të jashtme. Nëse fëmija ka përjetuar një fëmijëri të vuajtur, ky fakt nuk e lëshon në etapat më pas. Nëse mendojmë që themelet e zhvillimit fizik, moral, seksual, social, emocional dhe mendor hidhen në periudhën e fëmijërisë ose thënë më mire në periudhën prenatale atëherë mund të themi se efektet e tyre shtrihen në çdo etapë të jetës. Problemet shëndetësore mund të shfaqen me shenja si dëmtime në zhvillimin e trurit, paralizë, thyerje. Ndërsa problemet emocionale shoqërohen me frikë, depresion, agresivitet, ndjenjën e agjitacionit, akuzë, sjellje të pahijshme dhe tentative për vetëvrasje. Bashkë me këtë mund të përmendim dhe përdorimin e cigares dhe alkoolit që në moshë të vogël.
Periudha e hershme e fëmijërisë dhe qëndrimet e prindërve luajnë një rol përcaktues në periudhën e adoleshencës. Një refleks momental i nënës dhe babait mund të dëmtojë shumë fëmijën. Nëse nuk duam që fëmija ynë të mbartë mbi supe gjatë gjithë jetës zemërimin tonë dhe nëse duam të jetë i lumtur atëherë nuk duhet të harrojmë asnjëherë që ne jemi mbrojtësit e tij dhe jo pronarët.
Të mundim zemërimin me dashuri
Dashuria dhe empatia janë rrugët e vetme të mundjes së zemërimit në lidhjen me fëmijët. Ja disa këshilla për prindërit që nervozohen shpejt me fëmijët: merrni frymë thellë. Përpiquni të merrni frymë thellë nga diafragma deri në fund të barkut.
Qetësoni veten me fjalë qetësuese si qetësohu, relaksohu, mbaroi, nuk ka asgjë etj.
Kur zemëroheni me të përdorni forcën e imagjinatës dhe kujtoni një moment relaksues.
Imagjinojeni veten në një vend të bukur.
Praktikoni teknika qetësuese si ecja. 02/2012


