Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Fëmija refuzon ushqimin, si të veproni?

Kilogramët e tepërta te fëmijët, sipas mjekëve, janë pasojë direkte e shprehive të këqija në ushqim dhe mungesës së aktivitetit fizik: fëmijët gjithnjë e më shumë qëndrojnë ulur para televizorit, apo kompjuterit, më së shpeshti hanë ushqime të shpejta (fast food), ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese, prandaj fitohet përshtypja se gjeneratat e reja nuk dinë të luajnë me top, apo me llastik.

Për një gjë të tillë, mjekët më së shumti fajësojnë prindërit, ku studimet tregojnë se shumica e prindërve nuk i mësojnë fëmijët e tyre rreth mënyrës së shëndetshme të të jetuarit. Por është parë se një numër i konsiderueshëm fëmijësh shkojnë në shkollë pa ngrënë mëngjes, kurse pemët dhe perimet janë të rralla në menynë e fëmijëve.

Si të veproni?

Prindërit janë në dilemë se a duhet që ta detyrojnë fëmijën të hajë më shumë, apo thjesht, ta lënë që të durojë urie, duke shpresuar se, kur ta kapë me të vërtetë uria, vetë do të kërkojë që të hajë. Ekspertët thonë se kjo dilemë nuk ka një zgjidhje të lehtë. Çdo rast duhet të zgjidhet në mënyrë individuale.

Pikësëpari, prindërit duhet që të flasin me fëmijën, e nëse nuk mund të gjejnë zgjidhje, atëherë nuk duhet që të hezitojnë të kërkojnë ndihmë profesionale. Nëse bëhet fjalë për anoreksi, atëherë me rëndësi është që problemi të njihet sa më parë, e më pas të mjekohet në mënyrë adekuate. Me fëmijët anoreksikë duhet të punojnë psikologët, psikiatrit dhe ekspertët e të ushqyerit. 12/11

Krenare Kastrati

/komuniteti