Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Fara e zezë, ilaçi i të gjitha sëmundjeve

Fara e zezë përmbanë vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi linolein, acidi alfa-linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (b1, b2, b6, acidi folik, niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksjonin e antibiotikëve. është mjaft efektifv ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar mund të luftojë edhe sëmundje të vështira si: aids dhe kancer.

Me gjithë këto të mira që përmban fara e zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmëndjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në europë dhe shba vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Fara e zezë kalon edhe në disa thënie të profetit muhammed si një ilaç i pazëvendësueshëm ku edhe sugjerohet përdorimi i kësaj bime. Pikërisht për këtë arsye, fara e zezë përdoret me shekuj si një ilaç popullor mes popujve musliman.? 02/2012

Zana Diar Mustafa
Blerta Aliu Brahimi (14 vite më parë)
per Anitën. Keto fara te zeza mund ti gjesh kudo në dyqanet ku shesin gjëra muslimane, keto janë fara të veçanta dhe nuk qerohen nuk janë sikur te kungujve apo sikurse farat e tjera. Përdorimi i tyre duhet të jetë tek (3, 5 apo 7). Në mengjes para bukës dhe në mbrëmje para se të flesh, mund ti shoqerosh me një gotë qumesht nëse nuk mund ti hash ashtu. Me respekt Blerta :)
(14 vite më parë)
nëse bën me ditë qfar fara janë këto apo kësi që qërohen sikurse jan far e kungujve apo ndonjë farë tjetër është....pres përgjigjien tënde Zana..

/komuniteti