Është një pyetje qe gjithmonë ka vene dhe vazhdon te vere ne mëdyshje mendimin e nenave nëse fëmijët e tyre te vegjël do te ishte me mire t’i dërgonin ne kopsht, apo t’i mbanin ne shtëpi.
Në fakt kjo mëdyshje ka mbizotëruar edhe në opinionet e pediatërve por studimet e kohëve të fundit gradualisht po çojnë në një përgjigje të vetme, që me fjalë të tjera mund të përmblidhet: Fëmijët që shkojnë në çerdhe që në vitin e parë të jetës se tyre, rriten më të shëndetshëm.
Të mbledhur në Kongresin e shoqatave evropiane të pediatrisë, studime të ndryshme tregua se frekuentimi i hershëm i çerdheve nga ana e fëmijëve ul në një masë të konsiderueshme prekshmërinë e tyre nga sëmundjet më shpesh të moshës, përfshi edhe një sistem imunitarë më të fortë.
Në fakt dyshimet për këtë pike lidheshin me një studim të hershem amerikan, sipas të cilit, fëmijët që shkojnë herët në çerdhe manifestonin probleme në lidhje me raportet e tyre me prindërit, posaçërisht me nënën, marrëdhënie që sipas studimit të atëhershëm, manifestoheshin edhe më shumë në moshën e adoleshencës.
Por një studim shumë më i gjerë i kryer në Norvegji, me një kampion prej 75 mije fëmijësh, i rrezoi të gjitha përfundimet e mëparshme, madje nxori në pah edhe shumë gabime që lidheshin me metodologjinë e përdorur nga amerikanet. 06/2014

