Fëmijët mund të mos dëshirojnë të flejnë në dhomën e tyre dhe kjo mungesë dëshire mund të jetë nga forca e zakonit.Në raste të tilla prindi duhet të mësojë shkaqet e refuzimit dhe të ndërhyjë sipas shkakut psikologjik.
Specialistët pohojnë se fëmijët duhet të flejnë në dhomë më vete për një zhvillim të shëndetshëm individual dhe seksual. Ka prindër të cilët i mbajnë fëmijët në shtratin e tyre deri në moshën 2-3 vjeç.Prindi asnjëherë nuk duhet ta marrë fëmijën në shtratin e tij.
Prindi mund t’i lexojë përralla, mund t’i japë një gotë qumësht apo t’i urojë natën e mirë dhe të largohet nga dhoma. Fëmija mund të nxjerrë shkaqe si “qëndro edhe pak me mua; më lexo edhe një përrallë tjetër; dua ujë; nuk kam gjumë; kam frikë” për të mos u larguar nga prindi. Por prindi duhet të tregohet i vendosur dhe të largohet nga dhoma.
Psikologët u sugjerojnë prindërve 5 etapa për fëmijët të cilët flejnë me familjet e tyre. Gjatë gjithë këtyre etapave prindi duhet të ruajë gjakftohtësinë dhe të jetë i vendosur. Në të gjitha etapat familja shkon në dhomën e vet pasi fëmija fle. Edhe në rast se fëmija ngrihet natën për të ardhur tek ju, duhet ta çoni në krevatin e tij. Në mëngjes fëmija duhet ta gjejë veten në krevatin e tij.
Refuzimi i fëmijës për të mos fjetur në dhomën e tij mund të mos lindë nga forca e zakonit. Në këtë rast familja duhet të gjejë shkaqet e refuzimit dhe të ndërhyjë për të hequr këtë shqetësim psikologjik.
Procesi i edukimit të fëmijes që të flejë në krevatin e tij zgjat 5 javë:
Java e parë: Flini bashkë me fëmijën në krevatin e tij. Kjo mund të zgjasë edhe më shumë se një javë. Mos harroni, duhet të shkoni menjëherë në krevatin tuaj sapo fëmijën ta zërë gjumi.
Java e dytë: Qëndroni pranë fëmijës derisa ta zërë gjumi. Bisedoni me të duke ia mbajtur dorën apo përkëdhelur.
Java e tretë: Uluni në një karrige pranë krevatit të fëmijës. Lexojini përralla derisa të flejë.
Java e katërt: Provoni të lexoni ndonjë libër, gazetë apo merruni me ndonjë punë tjetër derisa fëmijën ta zërë gjumi.
Japa e pestë: Shoqërojeni fëmijën deri në krevat,putheni dhe ndahuni prej tij. Lëreni të flejë vetëm. 01/2014

