Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Femrat që punojnë në fund të shtatzënisë, lindin foshnjën me peshë të vogël

Femrat që punojnë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë së tyre ka shumë gjasa që foshnjën ta lindin me peshë të vogël, gjë që paraqet rrezik për të ardhmen.

Femrat, të cilat kishin punuar gjatë muajit të nëntë të shtatzënisë, e kishin lindur foshnjën për rreth 250 gramë më të lehtë në krahasim me ato femra që punën e tyre e kishin ndërprerë në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Hulumtimi ishte kryer në Universitetin Eseks, e që ishte bazuar në dy hulumtime paraprake, të kryera në Britaninë e Madhe dhe një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se fëmijët që lindin me peshë të vogël janë më shumë të rrezikuar se do të kenë shëndet më të dobët në të ardhmen. Është po ashtu interesante se pesha e foshnjës, e lindur nga nëna më e re se 24 vjeçe, nuk ishte më e vogël që nuk mund të thuhet për femrat më të moshuara se 24 vjeçe. 08/2012

(14 vite më parë)
une deri ne momentin e fundit edhe plus kam vozit vete 80 k gjate dites neper rruge te ks hahaha veq vajza 2900 ne javen e 38-te
(14 vite më parë)
Une kam punu deri te premten (ka fundi shpeshhete 50%), te henen e kam lind 38+3, 3310g 51cm

/komuniteti