Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Foshnjet nervozohen per shkak te kofeines ne trupin e tyre!

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se foshnjat e sapo lindura nuk arrijnë të flenë si duhet madje bëhen nevrike në moment, zgjohen menjëherë pasi i merr gjumi, si rezultat i kafeinës së gjendur në organizmin e tyre.

Kjo ndodh pasi ata e kanë marrë nëpërmjet qumshtit nga nënat e tyre.

Pirja e kafesë, çaj dhe pije me kafeinë, madje dhe çokollatë rritin nivelin nxitës në gjak. Bebet mund të bëhen të shqetësuara, rrinë zgjuar dhe nevrike.

Dr Ruth Lawrence, redaktor i revistës mjekësore të ushqyerjes me gji, tha se foshnjat kanë vështirësi në thyerjen dhe heqjen e drogës nga trupat e tyre sidomos në2 javët e para të jetës së tyre. Kjo mund të çojë atë për të grumbulluar duke shkaktuar simptoma negative.

Pra nënat që janë me fëmijët në gji duhet të kenë këto informacione për të mbrojtur fëmijët e tyre por dhe për të qënë më të qeta vetë.

Por përsëri duhen studime të tjera për të vërtetuar saktësisht dozën e kafeinës te fëmijët. 11/2012

Kosovare 1
(14 vite më parë)
Ada+ Ambla, fëmija kur qan nuk do te thot qe don te mbahet ne dor, por ka diqka. Kshtu qe detyra e nenes eshte te kaloj koh me femiun se paku 3 or ne dit per ta kuptuar ate.
Eda + Ambla. (14 vite më parë)
po kur nuk pi as kafe,as caje ,as nje gje me kafeine,pse mund te stresohet bebi.si mund ti qetesojme kur duan vetem ne dore kur jane gati per gjume.klm kosova.

/komuniteti