Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Fotografoi veten duke përdhunuar vajzën

Një njeri i cili fotografoi vetveten duke përdhunuar një vajzë shtatë vjeçare, është dënuar me nëntë vjet burg.

James Felton, 34 vjeçar, ka vepruar në “një moment të çmendur”. Policët e morën në pyetje atë, pasi ishin lajmëruar nga mësuesit e shqetësuar në lidhje me sjelljet e fëmijës. Felton ka mohuar të gjitha akuzat, mirëpo oficerët i kanë gjetur dy imazhet e përdhunimit në celularin e tij.

Ka pasur edhe fotografi pornografike dhe një videoklip të një karakteri të animuar me fytyrën e fëmijës duke pasur seks me dy persona. Felton nga Blackpool-i, kishte thënë se ai nuk ishte i interesuar për seks me fëmijët.

Por ai më në fund e pranoi përdhunimin, sepse posedonte pornografi ekstreme si dhe një imazh të pahijshëm të një fëmije. Ai do të jetë në Regjistrin e Shkelësve Seksual për tërë jetën e tij./indeksonline/08/2012

/komuniteti