Janë me të vërtetë te shumta përfitimet nga frutat e thata, ne kundërshtim nga sa mendohet, nuk është e ndaluar edhe për ata qe duan te humbasin peshe.
Ky ushqim është rivlerësuar nga dietologet dhe nga shefat e kuzhinës. E rëndësishme është te ngrënit pak ne dite, te ngrënët e tepërt është e gabuar për te gjithë. Frutat e thata ofrojnë shumë mundësi në një dietë vegjetariane, arrat, lajthite dhe fistikët janë një pjesë përbërëse e kësaj diete.
Thuhet gjithashtu se nga kërkimet e kohëve të fundit del se përfitimet e arrave janë të shumta dhe ka ende për t’u zbuluar. Frutat e thata janë një ushqim i pasur, sepse ato përmbajnë minerale të tilla si hekuri, i cili eshte shumë i rëndësishëm për gratë. Përveç kësaj, ato gjithashtu përpajne vitamina që gjenden në bajame, arra dhe lajthi, kalcium dhe magnez dhe kalium qe gjendet në bajame dhe në fistikë. Ato janë një burim i shkëlqyer i energjisë dhe janë të rekomandueshme për sportistët.
Dobitë janë: përmbajtja e lartë e kalorive, një kile fruta të thata përmban deri në 600 kalori, që korrespondon me një pjatë makarona. Ndër përfitimet e frutave të thata është përmbajtja vajore, që rregullon absorbimin e yndyrave dhe acideve yndyrore dhe mbrojtëse.
Këto ushqime mbrojnë kundër sëmundjeve të tilla si diabeti dhe sindromi metabolik. Ne një kohe frutat e thata konsideroheshin rreptësisht e ndaluara, për ata që kishin humbje peshe. Sot ato konsiderohen si një ushqim që duhet të përfshihet në shuma të vogla, madje edhe në një program për humbje peshe. Kush nuk ha fruta të freskëta mund të haje deri në tre lugë në ditë bajame, arra dhe lajthi, të cilat përmbajnë substanca të ndryshme dhe për këtë arsye plotësojnë njëra-tjetrën.
Ata që hanë fruta gjithashtu mund të shtojnë një lugë gjelle kos ose qumësht për mëngjes. Konsumi i frutave të thata rekomandohet për vegjetarianët sepse i jep proteina të gjelbra: 50 g arra me sallatë dhe bukë, ju keni një pjatë të plotë dhe të lehte. Një kombinim mund të jetë një sallatë dhe një lugë gjelle me fruta të thata të përziera dhe na jep energji të menjëhershme. Frutat e thata me yndyrën e tyre, ulin gjithashtu indeksin e glikemisë. 01/2014

