Një baba i papërgjegjshëm në shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shaka vendos fëmijën e tij të vogël në një lavatriçe të madhe, gjë e cila për pak sa nuk i kushtoi jetën vogëlushit.
Lavatriçja ishte e një lloji që fillonte punën me të mbyllur derën çka bëri që nëna dhe babi të futeshin në panik. Rrotullimi i fëmijës disa herë në lavatriçe u regjistrua minutë pas minute në kamerat e sigurisë së lavanterisë.
Ngjarja ndodhi me 11 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është shpërndarë vetëm së fundmi në uebsajtet në internet. Në video shfaqet një nënë e re së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të vogël në një lavanteri. Babai i pakujdesshëm, i cili dëshiron të bëjë shaka, e vendos fëmijën në lavatriçe dhe i mbyll kapakun.
Mirëpo, lavatriçja kishte një sistem që me të mbyllur derën hyn në punë e në këtë mënyrë filloi të rrotullonte edhe fëmijën bashkë me rrobat. Sado që u munduan të hapin derën e lavatriçes nëna dhe babai i shastisur, nuk ia dolën. Në këtë mënyrë ata vrapuan për tek personeli i lavanterisë. Ndërkohë që fëmija vazhdonte të rrotullohej, një punonjëse erdhi me shpejtësi dhe e fiku lavatriçen. Pas hapjes së kapakut u pa që fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Babai duket se ka nxjerrë mësim se jo me gjithçka mund të bëhet shaka.
Që prej vitit 2005, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 3 fëmijë në lavatriçe. Rasti i fundit ishte muajin e kaluar, kur një fëmijë 21 muajsh dha shpirt në një lavatriçe në rajonin Eregon. 05/2012
Linku i videos: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=xVlNVPcl0d8


