Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Gatë që kanë grupin e gjakut 0 janë dy herë më shumë të ekspozuar ndaj rrezikut për të mos mbetur shtatzëna, në krahasim me gratë e tjera

Më shumë se 40 për qind të popullatës botërore kanë grupin e gjakut 0. Ndërsa rreth gjysma (mbi 50 për qind), kanë tipin ose B, dhe pjesa e mbetur i takojnë grupit AB.

Mirëpo, shumica e grave pothuajse as nuk e dinë se cilit grup të gjakut i takojnë, përderisa për të mbetur shtatzëne kjo është më se e rëndësishme.

Hulumtimet e kryera kohë më parë tregojnë se gratë me grupin gjakut zero kanë më pak qeliza vezë rezervë sesa gratë që kanë një grup tjetër të gjakut.

Rezervat e qelizave vezë me vite zvogëlohen; një vajzë e porsalindur posedon rreth dy milionë qeliza vezë, në moshën e pubertetit rreth 400.000, ndërsa kur kalon të dyzetat, vetëm disa qindra sosh.

Lidhjet në mes grupit të gjakut dhe vështirësive shëndetësore dihen prej kohësh. Për shembull, tek njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB vërehet rreziku për atak në zemër apo ne tru, përderisa tek ata me tipin 0 vërehet rreziku i shtuar nga artriti dhe infeksionet e lukthit.

Ekspertët amerikanë këshillojnë gratë me këtë grup gjaku që të marrin një vendim rreth asaj se a duhet t’i përkushtohen karrierës apo formimit të familjes më herët gjatë jetës. Grupi i gjakut zero mban rrezikun edhe nga artriti. 03/2013

arjada (13 vite më parë)
pershendetje nena !!!! doja te me ndihmonit me nje pergjigje ...a mund te ket shtatzani me grupet e gjakut te njejt 0+ (0 pozitiv)??? flm
(13 vite më parë)
Po edhe une kam grupin e gjakut o por sjam shtatezane.mos vall per qata spskam ngelur?e qka duhet me vepruar tash ne me ket grup?
Tigje ..... (13 vite më parë)
une e kam gjakin o ,a pozitiv a ndikon kja najsen per te mos mbetur shtatzan
Eni Eni (13 vite më parë)
nuk mendoj se ndodh gjithmone, une jam grup gjaku 0+ dhe ngela menjehere

/komuniteti