Përvec asaj që ky rrjet social i ndihmon njerëzit të gjejnë dashuri dhe miqësi, Facebook-u gjithashtu është shkaktar edhe për një numër të madh divorcesh, kështu që shumë shpesh përdoret si dëshmi në rastet e shkurorëzimit.
Sipas ueb faqes për shkurorëzim “Divorce-Online”, një e treta e shkurorëzimeve në Britani vitin e kaluar kanë ndodhur për shkak të Facebookut.
Fjala Facebook është gjetur në cdo të tretën kërkesë për shkurorëzim në 2 vitet e fundit.
Tre arsyet më të shpeshta për shkak të së cilës njerëzit e kanë përmendur Facebook-un tek shkurorëzimi janë mesazhet joshembullore të personave nga gjinia e kundërt, bashkëshortë të ndarë të cilët vendosin statuse për njëri tjetrin dhe shoqëria e Facebook-ut të cilët i informojnë bashkëshortët për partnerin ose partneren e tyre, transmeton Shqipmedia. 05/2012

