Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Grindjet mes prindërve ftohin vajzat nga martesa

Vajzat që rriten në një ambient të shoqëruar grindje, me kalimin e kohës fillojnë të frikësohen dhe ftohen nga martesa. Babai është mashkulli i parë që njeh nga afër fëmija vajzë.

Në çdo martesë mund të përjetohen diskutime dhe grindje. Por këto dy koncepte ndryshojnë nga njëri tjetri, diskutimi ka veçori konstruktive ndërsa grindja veçori shkatërruese. Diskutimi është një përpjekje e filluar me palën përballë në emër të mbrojtjes se respektit ndaj personalitetit dhe vendosjes së kufijve të tij ndërsa grindja është një veprim i cili përmban fenomenin e ndëshkimit të palës përballë dhe të thënit e të gjitha fjalëve që të vijnë në mendje atë çast. Diskutimi mund të parandalojë grindjet e mundshme në të ardhmen. Fëmija i cili përballet vazhdimisht me prindër që grinden do të mendojë se çdo martesë është e tillë dhe do të ndihet i rrezikuar nga martesa.

Nëse nëna dhe babai diskutojnë ose grinden dhe më pas arrijnë të gjejnë zgjidhjen, atëherë fëmija do t”i konceptojë këto probleme si diçka krejt normale. Fëmijët që shohin prindër të cilët ushtrojnë dhunë apo nuk arrijnë të zgjidhin problemet do ta marrin si model veprimin dhe ta mbartin në martesën e tyre. “Kur të martohem nuk do të grindem asnjëherë me bashkëshorten”, mund të mendojë me vete fëmija por më pas shohim se një person i tillë shtypet shumë përballë bashkëshortes dhe humb respektin për veten. Dhe ky realitet përgatit bazën e grindjeve të mëdha.

Djemtë bëhen të dhunshëm

Djemtë përpiqen të njohin femrat duke u bazuar tek figura e nënës së tyre. Djali i një nënë, e cila nuk ka edukuar ndjenjat e zilisë mendon se edhe femrat tjera janë si ajo dhe paragjykon para se se të fillojë një lidhje. I jep më shumë rëndësi shoqërisë për të shpëtuar nga atmosfera e tensionuar në shtëpi dhe këtë mund ta vazhdojë deri kur të rritet e maturohet. Ai mund të bëjë më lehtë çdo veprim që bëjnë dhe shokët e tij për hir të fitimit të dashurisë së tyre. Meshkujt më të prirur për grindje mund të shndërrojnë në grindje dhe sharje të rënda diskutimin apo paragjykimin më të vogël dhe mund të aplikojnë lehtësisht dhunën emocionale dhe fizike të parë nga babai. Ndonjëherë ato mund të bëhen dhe individë të qetë, që nuk bëjnë zë, tepër sakrifikues, por një gjendje e tillë përgatit terrenin për grindje ose diskutime të mëdha. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti