Dr. Hamdi Koçer specialist kirurg në spitalin Neolife paralajmëroi të gjitha shtatzënat të cilat kanë probleme me hernien e kërthizës në moslejimin e ndërhyrjes tek kërthiza gjatë lindjes me operacion.
Në rast se hernia e këthizës së të sëmurës mbyllet me dy - tre qepje nga doktori i cili e ka ndjekur gjatë shtatzanisë atëherë ekziston rreziku i përsëritjes. Për një kurim të plotë Koçer sugjeron takimin me një kirurg të përgjithshëm.
Hernia e këthizës shfaqet me dobësimin e hallkës në hapësirën e kërthizës dhe theksohet më shumë me vështirësi të rrjedhura nga shtimi i presionit të brendshëm të barkut.
Ndonjëherë e sëmura nuk e kupton se vuan nga hernia e kërthizës sepse ajo mund të jetë shumë e vogël, por me kalimin e kohës nga një kokërr lajthi hernia mund të shndërrohet në madhësinë e një portokalli. Koçer pohon se rastet më të shpeshta të hernies së kërthizës shfaqen më shumë gjatë periudhës së shtatzanisë ose diagnostikohen në këtë periudhë.
Me kalimin e muajve të shtatzanisë rritet dhe hernia për shkak të shtimit të presionit të brendshëm. Kur hernia fillon të rritet, operimi i të sëmurit është i pashmangshëm. Ndonjëherë herniet mund të shihen si një sëmundje e thjeshtë dhe e parëndësishme. Në raste të tjera hernia mbyllet me dy - tre të qepura, gjë që shton më shumë rrezikun e përsëritjes më vonë në 25-50 % të rasteve. Ka raste që herniet shndërrohen në hernie gjigande pasi përsëriten 2-3 herë. 08/2012

