Hipertensioni sulmon dhe femijet. Presioni i larte, nuk eshte nje problem tipik vetem i te rriturve, por dhe te te vegjëlve.
Kjo mund te shfaqet ne fakt ne moshen 10 vjec, vetem ne Amerike, numri eshte dyfishuar ne 10 vjet. Tani duhet te kerkojm edy gjera: nga se varet ky problem dhe mbi te gjitha si te ndaloni përhapjen , si përfundim te mbroni shëndetin e femijeve. Numri dhe statistikat qe jane publikuar ne Hypertension, nje studim i cili eshte realizuar ne amerike.
Per vite me rradhe hipertensioni i femijeve ka qene nje problem i nenvleresuar. Per shume kohe eshte konsideruar ky lloj shqetësimi si shkak i nje patologjie tjeter. Per cfare arsyeje? Menyra e rralle se si shfaqet, edhe pse sot disa te dhena kane treguar qe nuk eshte nje problem kaq i rralle. Ne fakt ka te bej mesatarisht me 2% e te vegjëlve. Ky lloj studimi vazhdoj per 9 vjet; ka treguar se rastet e renda jane shtruar edhe ne spital.
Per cfare arsye hipertensioni eshte kaq shume i përhapur ? Midis moshes 10 dhe 18 vjec mund te shkaktohet nga obeziteti, mendojne studiuesit. Sipas studimeve qe jane bere ne kete teme, nje femije obez rrezikon 3 here me shume te vuaj nga presioni i larte. Por ka dhe me teper. Meshkujt jane ne me shume rrezik sesa femrat. Si duhet te përballeni me kete shqetësim?
Si fillim duhet te pyesni nje pediater, i cili dhe mund te ju japi nj trajtim farmakologjik. Gjithashtu nese femija eshte obeze eshte e nevojshme ta vini ne diete dhe ta detyroni te bej sport. Eshte shume e rendesishme te ul barkun dhe per ta bere kete duhen 40 minuta aktiviteti fizik aerobik per 3-5 dite. E dyta prinderit me pas duhet te japin shembullin e mire: familja komplet duhet te ndjeki nje regjim ushqimore te shëndetshme dhe te ekuilibruar; konsumojini vaktet bashke; mundësisht ato te gatuara ne shtepi. Megjithate duhet te dini se me hipertensionin nuk behet shaka, sepse do te thote ti shkaktoni deme organeve. Kujdes dhe nenave gjate dhe pas shtatezanise. 07/2012

