Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ilaçe popullore kunder anemise

Te sëmurët anemike duhet te konsumojnë ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj.

Këtyre te sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave te freskëta, qe përmbajnë vitamine c, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje te tjera, qe përmbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

Hurma

Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

Karrota

Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

Rrepa e kuqe

Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

Gjethe hithre

Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

Luleshtrydhja

është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë c, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën b, c dhe provitaminën a, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

Fiku

është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë. 12/2013

Nadi <<>> Eda
(13 vite më parë)
Shum flm nadi

/komuniteti