Infeksionet ne shtatzani kane nje domethenie specifike, duke u bazuar ne faktin se behet fjale jo vetem per infeksion te nenes, por edhe te femijes, qe mund te lere pasoja te me vonshme te renda dhe te perhershme.
Shkaktaret e infeksioneve jane te njejtet, si ne rastin jashte shtatzanise; viruset, bakteret, protozoaret. Sa me shume qe afrohet casti i lindjes, me te mundshme jane infeksionet bakterale (streptokoket e grupit B), ndersa gjate shtatzanise, rendesi te vecante kane infeksionet virale (rubeola, varicela, citomegalovirus, parvo virus B19). Pesha, zgjatja dhe ecuria e infeksioneve varet nga numri dhe virulenca e shkaktarit, vetite imunobiologjike, pra vetite mbrojtese te shtatzenes, rruget e perhapjes se infeksionit si dhe vjetersia e shtatzenise – javet e shtatzanise. Shtatzania eshte nje periudhe shume e pershtatshme per zhvillimin e nje infeksioni. Gjate shtatzanise eshte i deprimuar funksioni i limfociteve T, shume shpesh ndryshon flora normale e kanalit te lindjes. Infeksionet mund te shfaqen gjate shtatzanise, lindjes ose pas lindjes. Rruget e infeksionit mund te jane ascendente- ngjitese, nga vagina dhe descendente nga tubat uterine. Rruge te tjera te shfaqjes se ! infeksionit jane rruget hematogjene – permes gjakut ose permes limfes – limfogjene.
Bebet, te rrezikuara ne varesi te kohes se infektimit
Ndikimi i infeksionit te bebi varet shume nga periudha ne te cilen ndodh infeksioni (vjetersia e shtatzanise). Ne rastet kur infeksioni ndodh ne 12-te javet e para te shtatzanise mund te shkaktohen embriopatite – demtimi i embrionit. Embriopatite nuk jane specifike per llojin e shkaktarit te infeksionit, por jane specifike per fazen e zhvillimit – vjetersise se shtatzanise kur ka ndodhur infeksioni. Nese ndodhin demtime te renda te embrionit, ndodh deshtimi spontan. Kete veprim e shfaqin te gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazme ose me listerje, por edhe varicella ose chlamydia. Fetopatite, perkufizohen si demtim i fetusit ne fazat e mevonshme te shtatzanise, pas javes se 12-te te shtatzanise deri ne lindje. Nese infeksioni vjen ne kete periudhe te shtatzanise, pasojat e mevonshme varen nga lloji i shkaktarit te infeksionit. Infeksioni i fetusit ka rrjedha te ndryshme nese ka ardhur deri te infeksioni me toksoplazma, varicele ose rubeole. Mund te! shfaqen demtime te sistemeve te ndryshme te organizmit, ngecje intrauterine te rritjes, lindje para kohe, por mund te lind femije krejtesisht i shendoshe, pa pasoja te mevonshme. Kur behet fjale per infeksion vetem te nenes, atehere infeksioni ne shtatzani mund te kaloje pa asnje efekt negativ te foshnja. Pasojat e mevonshme shfaqen ne forme te leucemise (influenza), tumore te sistemit nervor qendror (varicella), ose karcinomit hepatocelular primar (hepatiti B).
Infeksioni mund te rrezikoje jeten e te dyve
Kur eshte ne pikepyetje ndikimi i infeksionit ne ecurine e shtatzanise, dhe per shtatzenen mund te priten pasoja edhe me te medha, sidomos nese keto infeksione jane te shoqeruara me temperature te larte trupore, ose infeksionet pas lindjes ne periudhen e puerperiumit, ose pas deshtimit. Ne keto raste, ecuria e infeksionit merr karakter shume te rende, shfaqen numer i madh komplikimesh, me pasoja te renda. Si pasoje e infeksionit gjate shtatzanise shfaqen infeksionet e cipave amniale dhe plasja e parakohshme e cipave amniale, e shoqeruar me deshtim spontan ose lindjen para kohe, gje e cila shoqerohet me shkalle te lart te vdekjes se femijes dhe nenes.
Testet tregojne gjendjen e antitrupave
Infeksionet ma te rendesishme ne shtatzani perfshihen me shkurtimin T O R C H. Ne kete rast T eshte shkurtimi per Toksoplazmozen, O (perfshijne hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum), R eshte shkurtimi per rubeolen, C eshte shkurtimi per citomegalovirus, dhe H paraqet shkurtimin per herpes simplex virus. Simptomat e ketyre infeksioneve sillen nga shkalla e lehte ne te moderuar, e shoqeruar me dobesim te pergjithshem, ngritje e lehte e temperatures, rritje e nyjeve regjionale limfatike, pucrra-manifestim ne lekure, ndersa demtimet e fetusit jane shume te medha. Disa nga keto infeksione jane te shoqeruara me embriopati tipike per keto infeksione. Si te semundjet e tjera ne shtatzeni edhe ketu mbrojtja vendit te lindjes ka rendesi te vecante. Per shumicen e infeksioneve te permendura, ekzistojne teste specifike ne gjak, permes te cileve mund te zbulohet se a ka qene e semure shtatzena nga keto semundje dhe a ka antitruptha mbrojtese, te cilet mbrojne bebin gjate shtatzanise! . Percjellja e shtatzanise me ekzaminime ultrasonografike, duke kerkuar simptoma te mundshme, e ne disa raste sipas nevojes edhe me ane te amniocentezes, mund te sqarojne se a eshte bebi i infektuar apo jo. Ne disa raste te keto infeksione aplikohet terapi specifike si perdorimi i spiramycines te toksoplazmoza ose aplikimi i transfuzioneve me gjak te infeksionet me parvovirus B19, ndersa te infeksionet tjera, nuk ka mundesi mjekimi. cdo lloj infeksioni gjate shtatzenise eshte i rrezikshem dhe duhet parandaluar (prevenuar).
Rreziku 9 muaj, asnje vaksine vec asaj te poliomelitit
Shtatzania nuk eshte kohe-periudhe ne te cilen mjeket te insistojne ne vaksinimin e rregullt te shtatzanave, edhe pse nuk jane te gjitha vaksinat te ndaluara per t u bere ne shtatzani. Gjithesesi, parim themelor eshte te mos behet asnje vaksinim me virus te gjalle (vaksina kunder fruthit, rubeoles, shytave-parotitit dhe tuberkulozit), e as ne raste kur viruset jane te trajtuar, pasi edhe ne keto raste, mund te priten demtime te fetusit. I vetmi perjashtim behet te poliomieliti, ethet e verdha, kunder te cilave shtatzena duhet patjeter te vaksinohet, nese gjate periudhes se shtatzanise udheton per arsye te ndryshme ne vende ne te cilat ekziston rreziku nga infektimi me keto semundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperendimore)
Ne rast se shtatzena vjen ne kontakt me te semur nga fruthi, rubeola ose varicela, e ne anen tjeter nuk e di se a ka qene vete e semure nga keto semundje, duhet te kontrollohet niveli i antitrupthave ne gjak, dhe te percaktohet statusi imunologjik. Ne rast te mungeses se antitrupthave kunder semundjeve te permendura, ne vend te vaksinimit duhet te aplikohet terapi mbrojtese me imunoglobuline. Kur eshte fjala per te semure me tuberkuloz, statusi imunologjik i shtatzanave kontrollohet me testin e tuberkulines. Kur behet fjale per vaksinim, te te cilat vaksina permbajne baktere ose viruse gjysme te vdekura, atehere shtatzenave u lejohet qe te vaksinohen. Ky vaksinim me keto vaksina mund te behet sidomos nese gruaja rrezikohet potencialisht nga keto semundje:
• poliomieliti
• influenca
• hepatiti B
• tetanosi
• difteria
• tifoja
• kolera
• encefaliti
• terbimi
Shqetesimi
Te vjellat ne shtatzani, disa hipoteza per shkaqet
Te vjellat e mengjesit jane nder shenjat me te mundshme te shtatzanise. Edhe pse keto te vjella quhen te mengjesit, ato mund te shfaqen edhe ne mesdite, edhe ne mbremje. Te vjellat e mengjesit mund te jene te pranishme gjate tere dites, e ne raste shume te rralla, mund te pengojne marrjen e ushqimit ne ate mase sa qe kjo te pengoje zhvillimin normal te frytit (bebit). Per shumicen e grave, te vjellat e mengjesit pushojne me perfundimin e tremujorit te pare, mirepo ndonjera nga shtatzenat mund te ballafaqohet me keto shqetesime deri ne levizjet e para te bebit. Ne raste te rralla, disa nga shtatzanat, te vjellat e mengjesit i shoqerojne deri ne fund te shtatzenise, kjo sidomos eshte e pranishme te shtatzanat me shume fryte (binjake, trinjake etj).
Problemi shfaqjes se te vjellave te mengjesit, ne teresi nuk eshte i qarte. eshte e sigurt se qendra per te vjella, mundime e nauze ndodhet ne pjesen e trurit qe quhet medulla oblongata. Ka nje numer te medha teorish te cilat mundohen te sqarojne se ne c menyre kjo pjese e trurit stimulohet gjate shtatzanise. Gjinekologet besojne se niveli i larte i hormonit te shtatzanise ß-hCG-se ne gjakun e shtatzenes ne tremujorin e pare te shtatzenise, mund te jete njeri nga shkaqet e ngacmimit te tepert te qendres per vjellje dhe nauze. Shkaqe te tjera te cilat mund te jane pergjegjese per te vjellat jane mosmarrja e ushqimit ose kequshqyeshmeria, shtimi i thartires ne lukth ose tretje jo e mire e ushqimit per shkak te leshimit te tonusit muskulor nen veprimin e hormonit te shtuar gjate shtatzenise – progesteronit. 05/2012

