Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Infeksionet në shtatzëni, sa e rrezikojnë foshnjen?

Shtatzania eshte nje periudhe shume e pershtatshme per zhvillimin e nje infeksioni. Gjate shtatzanise eshte i deprimuar funksioni i limfociteve T, shume shpesh ndryshon flora normale e kanalit te lindjes.

Infeksionet mund te shfaqen gjate shtatzanise, lindjes ose pas lindjes. Rruget e infeksionit mund te jane ngjitese, nga vagina dhe nga tubat uterine. Rruge te tjera te shfaqjes se infeksionit jane rruget hematogjene permes gjakut ose permes limfes limfogjene. Ndikimi i infeksionit te bebi varet shume nga periudha ne te cilen ndodh infeksioni (vjetersia e shtatzenise).

Ne rastet kur infeksioni ndodh ne 12-te javet e para te shtatzanise mund te shkaktohen embriopatite demtimi i embrionit. Embriopatite nuk jane specifike per llojin e shkaktarit te infeksionit, por jane specifike per fazen e zhvillimit vjetersise se shtatzenise kur ka ndodhur infeksioni. Nese ndodhin demtime te renda te embrionit, ndodh deshtimi spontan. Kete veprim e shfaqin te gjitha infeksionet piogjene, inf! eksionet me toksoplazme ose me listerje, por edhe varicela ose chlamydia.

Fetopatite, perkufizohen si demtim i fetusit ne fazat e mevonshme te shtatzanise, pas javes se 12-te te shtatzanise deri ne lindje. Nese infeksioni vjen ne kete periudhe te shtatzenise, pasojat e mevonshme varen nga lloji i shkaktarit te infeksionit. Infeksionet Infeksionet ne shtatzani kane nje domethenie specifike, duke u bazuar ne faktin se behet fjale jo vetem per infeksion te nenes, por edhe te femijes, qe mund te lere pasoja te me vonshme te renda dhe te perhershme.

Shkaktaret e infeksioneve jane te njejtet, si ne rastin jashte shtatzenise; viruset, bakteret, protozoaret. Sa me shume qe afrohet casti i lindjes, me te mundshme jane infeksionet bakteriale (streptokoket e grupit B), ndersa gjate shtatzanise, rendesi te vecante kane infeksionet virale.

Pesha, zgjatja dhe ecuria e infeksioneve varet nga numri dhe virulenca e shkaktarit, vetite imunobiologjike, pra vetite mbrojtese te shtatzanis, rruget e perhapjes se infeksionit si dhe vjetersia e shtatzanise javet e shtatzanise. Infeksioni i fetusit ka rrjedha te ndryshme nese ka ardhur deri te infeksioni me toksoplazma, varicele ose rubeole.

Mund te shfaqen demtime te sistemeve te ndryshme te organizmit, ngecje intrauterine te rritjes, lindje para kohe, por mund te lind femije kr! ejtesisht i shendoshe, pa pasoja te mevonshme. Kur behet fjale per infeksion vetem te nenes, atehere infeksioni ne shtatzeni mund te kaloje pa asnje efekt negativ te foshnja.

Pasojat e mevonshme shfaqen ne forme te leucemise (influenza), tumore te sistemit nervor qendror (varicela), ose karcinomit hepatocelular primar (hepatiti B). Infeksioni mund te rrezikoje jeten e te dyve. Kur eshte ne pikepyetje ndikimi i infeksionit ne ecurine e shtatzanise, dhe per shtatzanin mund te priten pasoja edhe me te medha, sidomos nese keto infeksione jane te shoqeruara me temperature te larte trupore, ose infeksionet pas lindjes ne periudhen e puerperiumit, ose pas deshtimit.

Ne keto raste, ecuria e infeksionit merr karakter shume te rende, shfaqen numer i madh komplikimesh, me pasoja te renda. Si pasoje e infeksionit gjate shtatzanise shfaqen infeksionet e cipave amniale dhe plasja e parakohshme e cipave amniale, e shoqeruar me deshtim spontan ose lindjen para kohe, gje e cila shoqerohet m! e shkalle te lart te vdekjes se femijes dhe nenes.

Testet Infeksionet ma te rendesishme ne shtatzeni perfshihen me shkurtimin T O R C H. Ne kete rast T eshte shkurtimi per Toksoplazmozen, O (perfshijne hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum), R eshte shkurtimi per rubeolen, C eshte shkurtimi per citomegalovirus, dhe H paraqet shkurtimin per herpes simplex virus. Simptomat e ketyre infeksioneve sillen nga shkalla e lehte ne te moderuar, e shoqeruar me dobesim te pergjithshem, ngritje e lehte e temperatures, rritje e nyjeve regjionale limfatike, pucrra-manifestim ne lekure, ndersa demtimet e fetusit jane shume te medha.

Disa nga keto infeksione jane te shoqeruara me embriopati tipike per keto infeksione. Si te semundjet e tjera ne shtatzani edhe ketu mbrojtja vendit te lindjes ka rendesi te vecante. Per shumicen e infeksioneve te permendura, ekzistojne teste specifike ne gjak, permes te cileve mund te zbulohet se a ka qene e semure shtatzana nga keto semundje dhe a ka antitrupa mbrojtese, te cilet mbrojne bebin gjate shtatzenise!

Percjellja e shtatzenise me ekzaminime ultrasonografike, duke kerkuar simptoma te mundshme, e ne disa raste sipas nevojes edhe me ane te amniocentezes, mund te sqarojne se a eshte bebi i infektuar apo jo. Ne disa raste te keto infeksione aplikohet terapi specifike si perdorimi i spiramycines te toksoplazmoza ose aplikimi i transfuzioneve me gjak te infeksionet me parvovirus B19, ndersa te infeksionet tjera, nuk ka mundesi mjekimi. Cdo lloj infeksioni gjate shtatzenise eshte i rrezikshem dhe duhet parandaluar (prevenuar). Ne shtatzeni asnje vaksine, vec asaj te poliomelitit Shtatzania nuk eshte kohe-periudhe ne te cilen mjeket te insistojne ne vaksinimin e rregullt te shtatzanave, edhe pse nuk jane te gjitha vaksinat te ndaluara per tu bere ne shtatzani.

Gjithsesi, parim themelor eshte te mos behet asnje vaksinim me virus te gjalle (vaksina kunder fruthit, rubeoles, shytave-parotitit dhe tuberkulozit), e as ne raste kur viruset jane te trajtuar, pasi edhe ne keto raste, mund te priten demtime te fetusit. I vetmi perjashtim behet te poliomieliti, ethet e verdha, kunder te cilave shtatzena duhet patjeter te vaksinohet, nese gjate periudhes se shtatzenise udheton per arsye te ndryshme ne vende ne te cilat ekziston rreziku nga infektimi me keto semundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperendimore).

Ne rast se shtatzana vjen ne kontakt me te semur nga fruthi, rubeola ose varicela, e ne anen tjeter nuk e di se a ka qene vete e semure nga keto semundje, duhet te kontrollohet niveli i antitrupave ne gjak, dhe te percaktohet statusi imunolog! jik. Ne rast te mungeses se antitrupave kunder semundjeve te permendura, ne vend te vaksinimit duhet te aplikohet terapi mbrojtese me imunoglobuline.

Kur eshte fjala per te semure me tuberkuloz, statusi imunologjik i shtatzanave kontrollohet me testin e tuberkulines. Kur behet fjale per vaksinim, te te cilat vaksina permbajne baktere ose viruse gjysme te vdekura, atehere shtatzanave u lejohet qe te vaksinohen. Ky vaksinim me keto vaksina mund te behet, sidomos nese gruaja rrezikohet potencialisht nga keto semundje: poliomieliti; influenca; hepatiti B; tetanosi; difteria; tifoja; kolera; encefaliti; terbimi. 12/11

Dita Rrustemi

/komuniteti