Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ja ç’mund të bëni për fëmijën gjatë daljes së dhëmbëve

Ja shenjat e daljes së dhëmbëve të rinj tek fëmijët dhe çfarë mund të bëni gjatë kësaj periudhe...

Periudha e daljes së dhëmbëve është një nga periudhat më të vështira për fëmijën. Gjatë kësaj periudhe si fëmijët ashtu dhe familjet kalojnë ditë të vështira dhe të lodhshme.

Menduam se disa këshilla apo sugjerime të cilat ju ndihmojnë të pakësoni dhimbjet e fëmijës do ju shërbejnë për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Dhëmbët mund të dalin që nga mosha 4-6 muajsh dhe të vazhdojnë zakonisht deri në moshën 2,5 vjeç. Bashkë me daljen e dhëmbëve mund të shfaqen dhe shenja si diarre, temperaturë, mungesë oreksi, etj. Fëmija grindet me veten e të tjera. Specialistët pohojnë se dalja e dhëmbëve nuk përbën asnjë efekt negativ për sa i përket shëndetit por nënat gjithnjë ankohen për shqetësimet e fëmijëve.

Gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve mjekët këshillojnë përdorimin e një kremi apo gjeli për mishrat e dhëmbëve. Edhe kruajtëset e dhëmbëve do ishte më mirë t’i përdorni pasi t’i keni ftohur në frigorifer.

Hidhni në ujin e vaskës ku do të lani fëmijën hidhni pak vaj livandoje dhe lule kamomili. Përgatisni çaj me lule kamomili apo çaj bimor dhe prisni derisa të ftohet. Do ta shihni se fëmija do të qetësohet shumë pasi të pijë çajin e ftohur.

Edhe vaji i karafilit mund të përdoret tek fëmijët që nxjerrin dhëmbë të rinj për shkak të veçorisë antiseptike. Përzieni disa pika vaj ulliri me disa pika vaj karafili dhe përzierjen e përftuar përdoreni për të lyer mishrat e dhëmbëve të fëmijës. 07/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti