Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ja si të flemë rehat netëve të nxehta të verës

Por përsëri ju mund të merrni disa masa dhe të flini rehat. Njëra nga këto është dhe kondicioneri. Në të kundërt të mendimit të përgjithshëm kondicionerët e përdorur në mënyrën e duhur nuk i hapin rrugë sëmundjeve dhe rrisin ndjeshëm nivelin e komfortit.

Por përsëri ju mund të merrni disa masa dhe të flini rehat. Njëra nga këto është dhe kondicioneri. Në të kundërt të mendimit të përgjithshëm kondicionerët e përdorur në mënyrën e duhur nuk i hapin rrugë sëmundjeve dhe rrisin ndjeshëm nivelin e komfortit.

Kur përmendim gjumin e verës mos t’ju vijë në mendje estivacioni. Në të kundërt të gjumit të dimrit të quajtur hibernasion, disa kafshë ulin në nivelin më të ulët të gjitha funksionet e trupit dhe arrijnë të flenë me muaj të tërë në rast të ditëve shumë të nxehta dhe me thatësirë. Disa të mbështjellë në rrjetën e tyre ruajnë rezervat e ujit e disa të tjerë ulin në minimum metabolizmin e tyre duke u përpjekur t’i bëjnë ballë kushteve të natyrës. Por ne këtu duam t’ju flasim rreth strategjive të rëndësishme të cilat do t’ju ndihmojnë të rifreskoni, qetësoni trupin dhe shpirtin tuaj.

Megjithëse nxehtësia e trupit të njeriut është e ulët ajo ndryshon rregullisht brenda ditës. Në mbrëmje rritet pak, në gjumë ulet dhe në mëngjes fillon të rritet përsëri. Arsyeja e zgjimit me një trup të ftohur pasi kemi fjetur të zbuluar në një dhomë me kondicioner është të ftohurit e shpirtit tone. Si kafshët gjitare edhe ne duhet ta ruajmë temperaturën e trupit në një distance të ngushtë 0,5 - 1,5 gradë. Nëse temperatura e trupit tone kalon 40 gradë do të thotë se jemi shumë të sëmurë dhe nëse zbret nën 35 gradë do të thotë se po ngrihemi.

Ja disa nga masat që mund të merrni në ditët e nxehta të verës për të bërë një gjumë të rehatshëm:

• Pike së pari duhet të flemë në një dhomë të ajrosur mirë

• Personat e ndjeshëm ndaj të nxehtit mund të analizojnë edhe një herë idenë e vendosjes së kondicionerit në dhomë. Nëse kondicioneri përdoret në mënyrën e duhur nuk të sëmur por rrit nivelin e rehatisë. Duhet të tregohet kujdes në pastrimin e shpeshtë të filtrave, lënien e temperaturës në 24-25 gradë dhe mosuljes së mesatares së lagështirës.

• Veçanërisht të moshuarit, personat e sëmurë me zemër, tension, mushkëri, personat mbi peshë do të bëjnë një gjumë të rehatshëm nëse flenë në dyshekë dhe jastëkë të rehatshëm.

• Edhe dysheku dhe jastëkët janë po aq të rëndësishëm sa veshja apo këpucët. Duhet të përdorim jastëkë që mbështesin mirë pjesën e qafës. Personat që vuajnë nga sëmundje të kockave, muskujve dhe kyçeve duhet të përdorin shtretër ortopedikë.

• Çarçafët, këllëfi i jastëkut dhe mbulesat duhet të jenë prej pambuku. Veçanërisht jastëkët duhet të jenë të mbushura me lëndë të cilat lejojnë qarkullimin e ajrit.

• Gjatë verës duhet treguar kujdes ndaj darkës. Para së gjithash duhet të presim të paktën 3 orë mes darkës dhe kohës së gjumit, të pritet zbrazja e stomakut dhe të minimizohet trysnia mbi zemër dhe rrugët e frymëmarrjes.

• Në darkë duhet qëndruar larg ushqimeve të skuqura, me erëza dhe djegës. Nuk duhet harruar se pije si kafeja, ato alkoolike dhe të gazuara ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit. Krahas kësaj edhe konsumi i tepërt i lëngjeve prish gjumin duke shkaktuar zgjimin disa here natën për të shkuar në banjë.

• Prishja e vazhdueshme e gjumit gjatë muajve të verës mund të nxisë çrregullime të vazhdueshme të gjumit gjatë gjithë kohës.

Disa pyetje të shkurtra rreth gjumit:

Nëse u përgjigjeni me po të paktën njërës prej pyetjeve të mëposhtme atëherë duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti:

- E keni të vështirë t’ju zërë gjumi dhe të bëni një gjumë pa ndërprerje?

- A ndiheni akoma të lodhur në mëngjes pavarësisht sa orë gjumë bëni? A bëheni vonë për në punë apo shkollë?

- A mund të flini dhe të zgjoheni në oraret e dëshiruara në përshtatje me pikëpamjet tuaja sociale? A ju ka ndodhur të zgjoheni me ndjesinë e mbytjes, ankthe dhe duke bërtitur nga frika?

- A keni marrë ndonjë ankesë nga njerëzit përreth në lidhje me gërhitjen apo frymëmarrjen tuaj në gjumë?

- A ju vjen gjumë i papritur dhe i parezistueshëm gjatë ditës? A ju ka ndodhur të koteni në timon qoftë për një moment?

- A ndjeni shqetësime të këmbëve, therje apo mpirje të tyre para gjumit?/yllpress/07/2012

Ela Ela

/komuniteti