Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Jo! televizionit para moshës 3 vjeç!

Sipas studimeve të zhvilluara kohëve të fundit,numri i kanaleve që japin filma vizatimorë është shtuar.

Psikologët janë të mendimit se filmat vizatimorë duhet të fillojnë të ndiqen nga fëmija pas moshës 3 vjeç nën shoqërinë e prindit. Për shembull,prindërit mund t’ua tregojnë fëmijëve të tyre ndjeshmërinë ndaj ushqimit me ndihmën e filmave të zgjedhur vizatimorë.

Të gjitha llojet e punëve të bëra rreth fëmijëve duhet të ndahen në dy grupe: punë nëpërmjet fëmijës dhe punë për fëmijën.Fëmijët e kohëve moderne kalojnë shumë kohë para televizionit,por e rëndësishme këtu është edhe cilësia e përmbajtja e filmave vizatimorë.mënyra më e mirë e kontrollimit të fëmijës do të ishte paraqitja para tij e filmave të kontrolluar më parë nga prindërit.Për këtë arsye fëmijët nuk duhet të ulen para televizionit para moshës 3 vjeç.

Nga ana tjetër ,prindërit nuk duhet të lejojnë qëndrimin e tyre me orë të tëra para televizionit me mendimin se “ po qetësohen pak”.Efektet negative të qëndrimit pa lëvizur para televizionit dhe shikimit të filmave të pakontrolluar fillojnë të shfaqen menjëherë tek fëmija.

Asnjëherë mos të fajësojmë fëmijët tanë për shumë reagime të padëshiruara, por më parë të shohim vetën e më pas të kontrollojmë filmat e ndjekur prej tyre. 12/2013

Amar Anuar

/komuniteti