Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ju bën zhurmë stomaku ? Do të thotë që është në rregull

Na ndodh shpesh te gjendemi perpara nje situate aspak te kendshme: nje stomak qe kercet apo ben zhurme.

Pse stomaku bën zhurmë?

Kjo varet nga peristaltika, nje fazë e procesit të tretjes gjatë të cilës valë të shumta kontraktimesh muskulare shtyjnë ushqimin e gëlltitur poshtë nga stomaku drejt zorrës e më tutje akoma. Gjatë kësaj faze, aparati tretës prodhon lëngjet gastrikë dhe lëngje të tjerë që krijojnë bashkë me ushqimin në fazën e tretjes, lëngun chimo . Ky proces mund te shoqerohet edhe me gazra dhe ajër. Dhe janë pikërisht këta të fundit që shkaktojnë gjithë atë llomotitje të stomakut.
Rreth dy orë mbasi kemi ngrënë, organizmi ynë prodhon hormone që dërgojnë sinjale urie në tru. Truri i nis stomakut sinjalin qe të fillojnë më fazën e peristaltikës ,që shërben për të pastruar aparatin tretës nga mbeturinat e ushqimit . Në qoftë se nuk ka, mbeten sidomos gaz dhe ajër. Të cilët pra, do të provokojnë ato zhurmat aq të turpshme.
Si të veprojmë per te kuruar stomakun e zhurmshëm? Sigurisht një zgjidhje mund të jetë të hamë shpesh dhe pak: sa më shpesh të ketë ushqim në stomak, më pak e bezdisshme do të jetë zhurma.
-Në qoftë se keni në plan të shkoni në një vend të qetë përpiquni të evitoni lëngje apo ushqime që provokojnë gazra si p.sh fasule, lakra, brokoli, apo pije me gaz.
Ndonjëherë stomaku që “llomotit” mund të varet edhe nga një patologji serioze siç është ajo e zorrës nervoze, por në këtë rast ka edhe simptoma të tjera të sakta si dhimbje, ngërçe e të tjera akoma. Por ta kini të qartë, në qoftë se jeni të shëndetshëm, kur bëni zhurmë me stomakun nuk është aspak sinjal problemi, përkundrazi. Do të thotë që aparati juaj tretës funksionon ashtu siç duhet.01/2013

Kloa 1

/komuniteti