Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Ju bien flokët? Mund të vuani nga mungesa e vitaminës H

Biotina, e njohur si vitamina H, është një nga vitaminat e grupit B dhe është e nevojshme për ecurinë e funksioneve jetësore. Mungesa e kësaj vitamine e cila prodhohet nga bakteret e zorrëve, mund të shkaktojë rënien e flokëve.

A vihet re shpesh mungesa e biotinës?

Megjithëse mungesa e biotinës nuk është një sëmundje e shfaqur shpesh, përsëri atë mund ta shohim tek alkoolistët, personat që kanë një nivel të lartë kolesteroli, të sëmurët me sëmundjet e zemrës, me probleme zorrësh dhe tek ato që konsumojnë shumë të bardhën e vezës.

Cilat janë ushqimet e pasura me biotinë?

Biotina gjendet tek mushkëritë, banania, karota, e verdha e vezës, bishtajoret , avokado , kërpudha dhe tek maja.

Dobitë e ushqimeve të pasura me biotinë

*mundësojnë një lëkurë më të shëndetshme

*ekuilibrojnë sheqerin në gjak

*ekuilibrojnë prodhimin e energjisë

*mundësojnë rigjenerimin e qelizave

*janë te nevojshme për prodhimin e acidit yndyror

*luajnë rol në sistemin nervor

C?farë ndodh nëse kemi mungesë të biotinës

*rënie flokësh

*krampe muskulare

*tharje e lëkurës

*thyerje e thonjve

*shfaqje e zbokthit në flokë

*depresion

*lindje të parakohshme tek gratë shtatzëna

Si mund të ruhet biotina?

Biotina nuk pëson asnjë ndryshim nëse i ekspozohet përpunimit, dritës apo oksigjenit. Ajo mund të ndryshojë vetëm në ambientet me acid. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti