Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Këshilla për të përgatitur mirë pushimet e para me foshnjen tuaj

Te niseni me pushime me beben, mos i improvizoni. Midis materialeve, veshjet, biberonin etj; pra duhet te mendoni per gjithçka. Ne fakt disa zgjidhje ekzistojne per te thjeshtësuar jeten e prindërve.

Privilegjoni materialet ergonomike

Sa prinder jane gjendur me përpara makines , vetem me karrocen e ne dore? Perpara se te niseni blini dhe gjerat te tjera te rendesishme si: govatën, krevatin, nje karroce te vogel druri .... etj. Perqendrohuni se ku do ta vendosni femijen tuaj. Nje dite para se te niseni sigurohuni qe gjithçka mund te hyj ne makine .

Organizimi

Canten, kutine e ilace, canten per biberonat... Te udhëtoni me nje femije pa harruar asgje, eshte me te vertet e pamundur. Prandaj mos hezitoni te beni nje liste per cdo qe keni nevoje : per tualetin per te fejtur, luajtur etj . Investoni ne disa gjera qe mund ta bejne jeten tuaj me te thjeshte. Perdorni per shembull shishe matese per te parashikuat masen e qumështit te cdo biberoni. Blini nje cante izoterme per te mbajtur biberonat me uje te fresket.

Mendoni per sasine

Mendoni gjithashtu te merrni mjaftueshem body , grykëse, biberona dhe mbi te gjitha pampersa se ndoshta do te ju duhet ta nderroni femijen shpesh . Parashikoni gjithçka . Per shembull ju do shkoni ne plazh merrni minimumi tre rroba banjo shtese per femijen.

Ne makine femija duhet te jete i lidhur mire

Nese ju udhëtoni per pushime ne makine, blini nje ndenjëse te përshtatshme per moshen e tija. Mendoni gjithashtu dhe per lodra per gjate udhëtimit. Si përfundim mos harroni te vendosni pritëse dielli ne dritaret e makines dhe ti merrni femijes tuaj syze dielli .

Respektni ritmin e femijes

Bebja ka ritmin e tij dhe per pushime. Per te evituar krizat e nervozizmit dhe te qarat, respektoni ne menyre te kujdesshme oraret e tij te gjumit , por dhe te biberonit... Mos e hezitoni pra te beni pushime per te respektuar kohen e tij. Sigurisht qe kjo ka nevoje per organizim, por ne fund te gjithe jeni te fituar.

Bejini gjerat me te thjeshta

Nuk eshte e nevojshme te sterilizoni shume biberonat, gjithashtu nuk eshte e nevojshme ti ngrohni qumeshtin. Kjo gje ja ben jeten me te thjeshte prinderve, sidomos per pushime. 07/2012

Ela Ela

/komuniteti