Në këtë artikull Lady Albania ju këshillon se çfarë duhet të keni parasysh kur udhëtoni me fëmijët, sidomos kur udhëtoni jashtë shtetit apo kur planifikoni udhëtime të gjata. Çfarë dokumentash duhet të keni me vete e çfarë detajesh nuk duhet të harroni.
Kur mund ta merrni fëmijën me vete në udhëtime jashtë shtetit?
•Nëse doni ta merrni fëmjën me vete në udhëtim jashtë shtetit rekonadohet që fëmija të ketë mbushur të paktën 6 muajsh, por më e mira është sigurisht që ai të jetë mbi 1 vjeç.
•Sa më i vogël të jetë fëmija aq më të vështirë e ka ai të ambjentohet me kushtet e reja klimaterike. Nëse do të udhëtoni në kushte të tjera klimaterike, të ndryshme me ato ku banoni, atëherë udhëtimi duhet të zgjasë të paktën 3-4 javë, përndryshe dallimet drastike të klimës ndikojnë keq në shëndetin e fëmijës.
•Është e këshilkueshme që të kalojnë të paktën 3 javë qe nga koha që fëmijës i është bërë vaksina.
•Nëse udhëtoni në ndonjë vend ku është e nevojshme të bëhen disa vaksinime profilaktike, atëherë më mirë mos e merrni fëmijën me vete.
•Para se të niseni me pushime, sigurohuni që fëmija është i shëndetshëm e nuk ka asnjë problem serioz shëndetësor.
•Koha më e përshtatshme për pushime me fëmijët është vjeshta dhe pranvera, pasi në këtë periudhë fëmija e përballon më lehtë ndryshimin e klimës.
Çfarë duhet të keni parasysh para udhëtimit?
•Zgjidheni vendin e udhëtimit më përpara. Mësoni dhe lexoni për vendin ku do të shkoni, për jerëzit, kulinarinë, kulturën etj. Këshillohet që gjithçka ta planifikoni mrë, aq më tepër kur bëhet fjalë për udhëtim me fëmijët.
•Kujdesuni për ushqimin që do të serviret në hotelin ku do të rrini. Ka mundësi që fëmijës mos ti pëlqejë ai ushqim, në këtë rast duhet të merri masa alternative.
•Pajtetër merrni me vete një mini farmaci, ku të vendosni të gjitha medikamentet e nevojshme për fëmijën, të cilat mund tëmos ti gjeni kollaj në një vend tjetër.
•Merrni me vete ujë dhe disa ushqime të shpejta të paketuara për udhëtim. Rrugës asnjëherë nuk i dihet dhe fëmijët nuk e durojnë dot urinë apo etjen.
•Kujdesuni të merrni me vete veshje në përputhje me stinën që do të gjeni në vendin ku po udhëtoni.
Çfarë dokumentash ju duhen?
•Nëse fëmija është ende shumë i vogël dhe ju po udhëtoni në vende ku uk ju nevojitet vizë, atëherë sigurohuni që fëmija të jetë i rregjistruar në pasaportën tuaj.
•Mos harroni të merrni me vete dokumentat e fëmijës: si çertifikatën e lindjes apo pasaportë nëse është në moshë më të madhe.
•Interesohuni për të gjitha dokumentet e nevojshmë që kërkojnë për fëmijët në vendin ku po shkoni dhe pregatitini të gjitha paraprakisht.
Ju urojmë udhëtim të mbarë! 12/2012


