Nëse bashkëshortja juaj është në prag të lindjes dhe ju kërkoni disa këshilla të shpejta, jeni në faqen e duhur. Këtu do t’i gjeni disa gjëra të rëndësishme nga dvd-a “being dad”.
Bëhu gati. Ndoshta ju duket më “burrërore” të mos lexoni shumë për shtatzëninë dhe lindjen, por e keni gabim. Lexoni dhe merrni njohuritë bazë rreth çdo hapi dhe bëhuni gati për çdo befasi të mundshme. Mos harroni, fëmija që do të lind është edhe i juaji, edhe pse nuk po e lindni ju.
Nëse lindja do të kryhet me anë të prerjes cezariane mos i qëndroni shumë afër partneres tuaj, vetëm nëse jeni të përgatitur ta përballoni gjithë situatën.
Pavarësisht se mund të ndjeheni si një tepricë që nuk kontribuon në asgjë, edhe vetëm duke qëndruar afër bashkëshortes/partneres tuaj gjatë lindjes ju do ta bëni atë të ndjehet më mirë. Ju mund të mos duhet të bëni ndonjë punë, ta inkurajoni ose të rregulloni diçka.
Lindja në të shumtën e rasteve nuk është një emergjencë mjekësore. Lejoni natyrën të kujdesur për gjërat. Mos bëni panik dhe lejoni gjithçka të shkojë mirë.
Shpërthimet e zemërimit të partneres tuaj, madje edhe reagime në stilin “gjithë faji është i yti...” ose “ti nuk vlen asgjë” (e që ndodhin shpesh), janë një rezultat i zakonshëm i ndryshimeve hormonale gjatë procesit që sinjalizon fazën e fundit të lindjes. Nëse mendoni mirë do të kuptoni se vërtetë është “faji juaj” dhe vërtet ju “nuk bëni asgjë”, andaj përpijeni dhe lejoni lindja të ndodhë normalisht
Mos bini pre e presionit të ditës së fundit. Bëni çfarë ndjeheni komfort dhe ruajeni qetësinë e rehatinë për hir të partneres tuaj.
Nëse dëgjoni fjalën episiotomi ose shihni një palë gërxhorë, mundohuni ta humbni fokusin tuaj duke shikuar në ndonjë gjë tjetër. Shikoni më larg (në vend se të shihni prerjen e vagjinës së partneres tuaj, që nënkupton fjala episiotomi). Kjo mund t’ju parandalojë “të ëndërroni” skena me gjak dhe prerje dhe me partneren tuaj në rolin kryesor.
Shikoni momentin kur vogëlushi/shja juaj del në jetë – kjo është një prej spektakleve më të papritura. Përgatituni për një krenari të pafund në shpinë të gruas/partneres tuaj dhe jini falënderues që meshkujt nuk duhet të bëjnë shumë në këtë aspekt.
Preni kordën umbilikale (kërthizën) e bebes, nëse stafi mjekësor ua lejon atë. Ju kurrë nuk do ta harroni. Megjithatë korda është më e fortë se që keni menduar. Sido që të jetë, jini bujar dhe të kujdesshëm.
Nëse nuk keni lexuar shumë shkencë, ju do të befasoni nga një lindje e dytë, shumë më pak atraktive se sa bebja juaj. Kjo “torbë” që “lind” menjëherë pas bebes tuaj quhet placentë, dhe ka qenë një mbështjellës shumë i rëndësishëm për mbrojtjen dhe ushqimin e foshnjës tuaj brenda barkut të nënës. Ajo duket si një kilogram mishi i ngrirë në një qese plastike dhe do të befasoheni sa e madhe është.
Akomodoni një siguri shtesë për fëmijën tuaj. Rregullojeni mirë shtratin e fëmijës shumë kohë para se zonja juaj të niset për në sallën e lindjes. Kur të vijë koha për t’u kthyer në shtëpi ju do të jeni shumë të emocionuar dhe vendosja e fëmijës në vendin e vet për të parën herë do të jetë një prej gjërave më të komplikuara. Fatkeqësisht kjo është punë krejtësisht e juaja, dhe ndoshta detyra e parë si baba i ri. Dhe, vozit me kujdes babi./pregnancy magazine/mjeku.net/

